Efektivat e Policisë ushtarake zhvillojnë në Batalionin e Vaut të Dejës në Shkodër stërvitjen “Buna 13”

29 mars 2013

Foto Galeri

Është zhvilluar në ambientet e batalionit të Vaut të Dejës në Shkodër, stërvitja e efektivave të Policisë ushtarake “Buna 13”. Në ceremoninë me rastin e përfundimit të stërvitjes kanë marrë pjesë Komandanti i Policisë Ushtarake Kolonel Ylli Zyla, Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes, Kolonel Editson Zarka, Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit, Kolonel Agim Bezhani, Prefektja e Qarkut Shkodër, Voltana Ademi, Përfaqësues të Policisë së Qarkut Shkodër, përfaqësues të pushtetit vendor të Vaut të Dejës, etj.
Qëllimi i stërvitjes “Buna 13” është testimi i kapaciteteve operacionale të efektivave të Policisë Ushtarake në situata emergjente, operacione kërkim-shpëtimi, si dhe testimi i nivelit të koordinimit me organet e pushtetit qendror dhe lokal.

Lexo më shumë...

FA marrin pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve në afërsi të Zvërnecit, Vlorë

29 mars 2013

Sot në orën 07.00 një anije “ARCH ANGEL” A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare është angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve që kanë humbur gjurmët në det në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Anija A-05  me një ekuipazh prej katër vetë i është bashkuar mjeteve dhe forcave të Policisë Kufitare dhe forcave të tjera të që janë angazhuar në këtë operacion.

Në orën 12.55, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, në operacion u përfshi edhe helikopteri “COUGER” i Forcës Ajrore.

Lexo më shumë...

SHSHP të FA, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mesazh urimi me rastin e festës së Pashkëve

29 mars 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, ka uruar gjithë personelin ushtarak dhe civil që shërben në radhët e Forcave të Armatosura, me rastin e Ditës së Pashkëve Katolike.
 
Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!

Me rastin e Ditës së Pashkëve Katolike, kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që t’ju përcjell urimet më të ngrohta dhe të përzemërta të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë...

SHSHP të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti në një takim të veçantë atasheun ushtarak të Rumanisë

27 mars 2013

Mesditën e sotme, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti në një takim të veçantë ish-atasheun ushtarak të Rumanisë, kolonel Daniel Plescan dhe atasheun e ri ushtarak të Rumanisë në Shqipëri, nënkolonel Lauretiu Rusan me rastin e marrjes së detyrës.
Gjeneral Gjunkshi falënderoi kolonel Plescan për punën e mirë si dekan i atasheve ushtarakë të akredituar në Shqipëri, si dhe për angazhimin personal në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Armatosura ndërmjet vendeve tona. Gjeneral Gjunkshi i uroi suksese në detyrën e marrë atasheut të ri të Rumanisë në Shqipëri, nënkolonel Lauretiu Rusan.

Lexo më shumë...

Diskutohen kërkesat buxhetore të Programeve të Mbrojtjes së FA për vitet 2014-2019

25 mars 2013

Foto Galeri

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi është zhvilluar takimi për prezantimin e kërkesave buxhetore të Programeve të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura për vitet 2014-2019. Në takim merrnin pjesë gjithashtu zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo dhe gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandantët e forcave dhe drejtorët e drejtorive në SHPFA.

 

Lexo më shumë...

FA angazhohen në përballimin e situatës emergjente në Shkodër

22 mars 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka inspektuar sot në mesditë, mjetet dhe trupat ushtarake të vendosura në dispozicion të Shtabit të Emergjencës së Prefekturës Shkodër.
Në qytetin e Shkodrës prej ditës së djeshme ndodhen pesë kamionë tip “MAN” dhe një fadromë të Brigadës Logjistike. Këtyre mjeteve u janë bashkuar ditën e sotme edhe katër mjete vetëshkarkuese të tonazhit të lartë të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, për përballimin e situatës së krijuar prej reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit në rajonin Laç, Vau-Dejës.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti