Gjeneral Bazo merr pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Brilliant Jump ‘16”

25 maj 2016

Kompania e parë e këmbësorisë e Forcave të Armatosura shqiptare është në përbërje të batalionit spanjoll “Spear Head”.

Në ditën e Vizitorëve të Shquar, më datë 25 maj 2016, që u zhvillua në Aeroportin e Wroclaw-it dhe në rajonin stërvitor të Zaganit, Poloni, ku është e dislokuar edhe kompania e parë e këmbësorisë e Forcës Tokësore të FA shqiptare, mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA shqiptare gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Jeronim Bazo, merr pjesë në Takimin e 175 të Komitetit Ushtarak të NATO

18 maj 2016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo merr pjesë në Takimin e 175 të Komitetit Ushtarak në nivel Shefash Shtabi të Përgjithshëm të vendeve të NATO-s dhe ato partnere.

Takimi i 175 i Komitetit Ushtarak të NATO-s, është duke u zhvilluar në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel, Belgjikë, dhe do të trajtojë çështje me rëndësi në kontekstin strategjik, misionin e NATO-s në Afganistan “Resolute Support”, Platformën e interoperabilitetit si dhe takimet e formatit me Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Lexo më shumë...

Kompania e I-rë e Batalionit të Dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore, niset në stërvitjen “Brilliant Jump” në Poloni

16 maj 2016

Në ambientet e garnizonit Zall Herr, u zhvillua ceremonia e nisjes së kontingjentit të trupave të Forcës Tokësore, në stërvitjen “Brilliant Jump II” që do të zhvillohet në Poloni.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandati i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandantë forcash dhe repartesh të FA, përfaqësues  ushtarakë nga vendet e NATO në vendin tonë, si dhe drejtorë drejtorish nga MM dhe SHP

Lexo më shumë...

Përfundoi punimet Konferenca Kryesore Planëzuese e Stërvitjes “Joint Effort-16”

13 maj 2016

Përgjatë katër ditëve në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe në rajonin e Zall-Herrit, Kepit të Palit dhe Bizës, u zhvillua konferenca kryesore planëzuese e stërvitjes “Joint Effort - 16”.

Profesionalizmi dhe bashkëpunimi ndërmjet gjithë pjesëmarrësve të kësaj konference ishte lajtmotivi i punimeve të konferencës.

Lexo më shumë...

Zhvillohet takimi i shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit, në Stamboll, Turqi

12 maj 2016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori pjesë në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit, që zhvillohet në Stamboll, Turqi nga data 10 deri 12 maj 2016.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Komitetit Ushtarak i NATO dhe i BE, Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO, Napoli, dhe Komanda e Amerikane në Evropë si dhe SHSHP të Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilët kanë statusin e vëzhguesit në këtë iniciativë.

Lexo më shumë...

Përfaqësuesit ushtarak kombëtarë pranë Komandës Strategjike të NATO-s për Operacionet, vizitë zyrtare në vendin tonë

10 maj 2016

Përfaqësues ushtarak kombëtarë pranë Komandës Strategjike të NATO-s për Operacionet, janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare disaditore në vendin tonë. Qëllimi i vizitës është njohja me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të RSH, diskutimi i çështjeve të sigurisë e parë nga perspektiva Shqipërisë, mirënjohja e kontributit të Shqipërisë në operacionet e NATO-s ISAF, KFOR, Resolute Support dhe mbështetja e FARSHit për përmbushjen e angazhimeve në kuadër të NATO-s. 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti