
29 maj 2015
Në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua paraditen e sotme, ceremonia e certifikimit të Kursit Themelor të Oficerit të Shtabit. Në këtë ceremoni të vecantë morri pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm , kolonel Nazmi Cahani, Zv.Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kol. Rruzhdi Kuci, Komandanti i Akademisë së FA, kolonel Idriz Haxhia,drejtorë drejtorish në SHP, profesorë, kursantë, si dhe familjarë,etj.
Ceremoninë e hapi Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura kol. Idriz haxhia.

27 maj 2015
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, është duke marrë pjesë në Konferencën e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit.
Konferenca e 9-të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkani është duke u zhvilluar në Budva, Mali i Zi nga data 26 - 28 maj 2015. Në këtë konferencë marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të kësaj iniciative, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rumania, Turqia, Greqia, ndërsa të ftuar janë edhe titullarë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Kroacisë, EUCOM, Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli si dhe zëvendëskryetari i Komitetit Ushtarak të NATO.
26 maj 2015
U zhvillua sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Konferenca Kombëtare për “Kërkim - Shpëtimin në Republikën e Shqipërisë". Në konferencë morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Ilirian Mustafaraj, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, autoritete të pushtetit vendor, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore dhe akademike që kanë lidhje më këtë çështje, delegacione nga vendet fqinje etj.

22 maj 2015
Në Shtabin Qendror të NATO në Bruksel, Belgjikë, nga 20 - 21 maj 2015, u zhvillua takimi i radhës i Komitetit Ushtarak në formatin e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm (SHSHP) të vendeve të NATO dhe drejtuesit e Strukturave Komanduese dhe Misioneve të NATO, atyre të vendeve të Partneritetit për Paqe.
Takimi i Komitetit Ushtarak u hap me takimin që sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, kishte me SHSHP të vendeve të NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO gjeneral Knud Bartels vlerësuan kontributin e vendeve të NATO dhe ato partnere gjatë aktiviteteve dhe misioneve të drejtuara nga NATO.
18 maj 2015
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi morën pjesë në ceremoninë e përvitshme me rastin e “Ditës Botërore të Muzeve”, e cila u zhvillua në Muzeun e Forcave të Armatosura, në Garnizonin “Skënderbej”. Të ftuar në këtë ceremoni të veçantë ishin edhe drejtorë drejtorish në SHP dhe MM, veteranë, ish - ushtarakë, familjarë të tyre, nxënës të shkollës 9 - vjeçare “Bajram Curri”, etj.
15 maj 2015
Pak më shumë se dy muaj më parë u nisën drejt Bunavisë, në Shkollën e Trupës, një grup të rinjsh e të rejash që kishin vendosur të provonin aventurën e të bërit anëtarë të Forcave të Armatosura. Sot pas 12 javëve sfiduese ata u betuan si anëtarë të Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Shkollës së Trupës, në Bunavi, ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo.