SHSHP i FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e promovimit të Doktrinës Ushtarake të FARSH

31 maj 2013

Sot paradite, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e promovimit dhe miratimit të Doktrinës Ushtarake dhe e disa dokumenteve të tjerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, gjeneralë, komandantë, pedagog dhe të ftuar të tjerë.
Në kuadër të kësaj ceremonie të promovimit të këtyre dokumenteve, nënkolonel Behar Mara në rolin e komandantit të Komandës, Join Task Force (CJTF), prezantoi seminarin në stërvitjen e planëzuar të koduar “Greazy Leopard”. Ceremoninë e promovimit të Doktrinës Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Lexo më shumë...

Zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Ekipit Këshillues Ushtarak “MAT Striking Eagle 4”, në misionin ISAF, Afganistan

30 maj 2013

Është zhvilluar sot, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ceremonia e përcjelljes së Ekipit Këshillues Ushtarak të koduar “MAT Striking Eagles 4”, për në mision në operacionin ISAF në Kabul, Afganistan. Në ceremoninë e rastit morën pjesë, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, përfaqësues të zyrës së CUBIC, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP,etj. Në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo u shpreh: “E veçanta e ekipit të katërt të përbashkët Shqiptaro-Amerikan “MAT Striking Eagle 4”, është se gjatë kohës së misionit do të kalojë shkallë-shkallë nga stadi dhe detyrat e patronazhit, koordinimit dhe mbështetjes në stadin e kryerjes së detyrave të drejtpërdrejta të këshilluesit dhe trajnuesit ushtarak.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në konferencën “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”

29 maj 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mori pjesë në punimet e konferencës me temë “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, që organizohet nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) pranë Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Tiranë, në mjediset e hotel “Tirana International”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm, kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrja e Jashtme, znj. Edit Harxhi, zëvendësministri i Brendshëm, z. Arben Ristani, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj Arta Musaraj, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...

SHSHP i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi merr pjesë në takimin plenar për menaxhimin e trafikut ajror

28 maj 2013

Është zhvilluar sot në ambientet e “Hotel Tirana” takimi plenar i pranverës për menaxhimin e trafikut ajror, me qëllim diskutimin dhe amendimin e politikave dhe udhëzimeve për një menaxhim sa më të mirë të trafikut ajror të NATO. Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, drejtues të Forcës Ajrore përfaqësues nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror, autoriteti i Aviacionit Civil si dhe pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATO dhe PfP.

Punimet e seancës plenare të menaxhimit të trafikut ajror u përshëndetën nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë program në filozofinë e menaxhimit të hapësirës ajrore shqiptare. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009, shënoi sfidën e parë të rëndësishme për Forcën Ajrore shqiptare dhe ANTA.

Lexo më shumë...

SHSHP i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, takim me komandantët e strukturave kryesore të FA

27 maj 2013

Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u zhvillua një takim pune mbi aktivitetin e Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të Forcave të Armatosura. Në takim merrnin pjesë komandantët e forcave kryesore dhe atyre mbështetëse, si dhe drejtorët e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Takimi u fokusua në vlerësimin e rregullave të ruajtjes dhe të sigurisë fizike për mirëmenaxhimin dhe administrimin e bazës materiale, si dhe për forcimin e masave të MNZSH, duke qenë se po afron stina e verës. Gjithashtu, gjatë takimit u evidentua ecuria e aktiviteteve të deritanishme nga strukturat e FA.

Lexo më shumë...

SHSHP të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti Shefin e Shtabit të Republikës së Turqisë, Gjeneral Necdet Özel

24 qershor 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti në Shtabin e Përgjithshëm në një takim të veçantë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Necdet Özel dhe delegacionin që e shoqëronte. Pas pritjes ceremoniale të dy delegacionet zhvilluan bisedime për çështje me interes reciprok, që përfshinë çështje në marrëdhëniet bilaterale në kuadër rajonal dhe atë të Aleancës.
Gjeneral Gjunkshi pasi falënderoi homologun turk për nivelin e lartë të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet të dy vendeve tona, si dhe rolin e tij për forcimin e vazhdueshëm të tyre, shprehu bindjen, dëshirën dhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti