
26 korrik 2016
Me ftesë të Komandantit të Ushtrisë Amerikane në Evropë (USEUCOM), Gjeneral M. Scaparrotti, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralmajor Jeronim BAZO, mori pjesë në Konferencën për Programin e Partneritetit të Shtetit (SPP), të zhvilluar disa ditë më parë, në Qendrën Marshall, Garmish, Gjermani.
Në këtë konferencë, e cila i mbajti punimet më 21 korrik, merrnin pjesë delegacionet e Gardave Kombëtare të SHBA që kanë partneritet me vendet e Evropës, të cilat kryesoheshin nga Komandantët respektivë të këtyre gardave.
18 korrik 2016
Është zhvilluar paraditen e së shtunës në rajonin e Bizës, Dita e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes “Sfidat e Përbashkëta - 16”, me dalje në fushim nga Policia Ushtarake, ku ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, , komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, ushtarakë të lartë të FA, si dhe të ftuar të tjerë.
15 korrik 2016
Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti një delegacion të Gardës Kombëtare të New Jersey të kryesuar nga komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Michael Cunnif.
Gjatë këtij takim u vlerësua bashkëpunimi ushtarak në kuadër të Programit të Partneritetit midis Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, i cili ka filluar në vitin 1993. Gjeneralmajor Bazo theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, i cili edhe pse në format dypalësh, ka kontribuar jashtëzakonisht në transformimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
15 korrik 2016
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe FA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ambientet e Shkollës së Mesme Mjedë, u zhvillua paraditen e sotme ceremonia e inaugurimit të përfundimit të ristrukturimit të Shkollës së Mesme Mjedë dhe Qendrës Shëndetësore Laç, Vau i Dejës.
Në mjediset e garnizonit “Skënderbej”, nga data 12 deri 14.07.2016, u zhvillua Konferenca Finale Koordinuese e stërvitjes ”Joint Effort - 16”. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga drejtoritë në Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë planëzues të strukturave pjesëmarrëse në stërvitje dhe përfaqësues nga Forcat e Armatosura të USA, UK, Itali, Mali i Zi dhe Kosovës.
Në ditën e fundit të zhvillimeve të kësaj konference u bë një paraqitje përfundimtare e përgjegjësive për komponentin që vepron në rajonet e zhvillimit të stërvitjes, me qëllim draftimin final të objektivave të trajnimit të konceptit operacional dhe mbështetjen logjistike për zhvillimin e një stërvitje sa më cilësore.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilloi një leksion me Kursin e Lartë të Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Moduli i Planifikimit të Forcës, përveç specifikës së zhvillimit në gjuhën angleze dhe lektorëve të zgjedhur, njohuritë e përfituara do të jenë të rëndësishme për këta oficerë, të cilët pas përfundimit të kursit do të shërbejnë në detyra të rëndësishme të Forcave të Armatosura.
Ky modul vjen gjithashtu pas Samitit të NATO dhe disa nga përfundimet e tij kanë qenë objekt studimi gjatë këtij moduli.