Shefi i Shtabit të përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitë zyrtare në Itali

30 korrik 2015

Me ftesë të shefit të Shtabit të Italisë, gjeneral Claudio Graziano, nga data 28-30 korrik 2015, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, kreu një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë kësaj vizite gjeneralmajor Bazo zhvilloi takime me titullarë të Ministrisë Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Italisë, takime në Qendrën Operacionale të FA-së së Italisë si dhe në Komandën e Forcës Detare.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua bashkëpunimi ushtarak dypalësh si dhe në kuadër të iniciativave rajonale dhe NATO.  Gjithashtu, gjeneralmajor Bazo vlerësoi kontributin e Italisë në mbështetje të FARSH dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo, vizitë në Qendrën Marshall, Gjermani

28 korrik 2015

Për të dytin vit radhazi, Komanda e Forcave Amerikane në Evropë, nën kujdesin e gjeneral Martin Dempsey, shef i Shtabeve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi në Qendrën Evropiane për Studimet e Sigurisë George C. Marshall, Gjermani, seminarin e veçantë për sigurinë evropiane.

Më 22 - 23 korrik, ushtarakë të lartë vendeve të Aleancës dhe ato partnere patën mundësinë të diskutojnë e studiojnë çështjet e sigurisë evropiane në mjediset e kësaj qendre. SHSHPFA gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneral brigade Nazmi Cahani, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, si dhe disa ushtarakë të tjerë të FA të cilët kanë studiuar në Kolegjet e Luftës apo institucione të afërta me to në SHBA ishin të ftuar në këtë seminar.

Lexo më shumë...

Stërvitja Joint Reaction 2015

24 korrik 2015

Në datat 21-24 korrik 2015, në vendin tonë u zhvillua stërvitja “Joint Reaction 2015”, me pjesëmarrjen e vendeve të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qendrës Koordinuese të NATO. Gjithashtu në stërvitje morën pjesë me statusin e vëzhguesit përfaqësues nga Rumania dhe Sllovenia. 

Me gjithë kompleksitetin dhe shkallën e vështirësisë që përmbante në vetvete stërvitja si një përpjekje reale për koordinimin dhe ndërveprimin ndërinstitucional në rastet e emergjencave civile, ajo shërbeu edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe si një platform mbi të cilën mund të ndërtohen plane konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.

Lexo më shumë...

Ceremoni për tre gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura

21 korrik 2015

Nazmi Cahani, Vladimir Avdiaj dhe Dedë Prenga, janë tre gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura. Me këtë rast, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni festive ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, si dhe familjarë.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Bazo merr pjesë në përfundimin e stërvitjes ujore të Batalionit të Forcave Speciale

14 korrik 2015

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ishte paraditen e sotme në rajonin e Bazës Detare të Pashalimanit, ku mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes ujore të zhvilluar nga Batalioni i Forcave Speciale (bfs) të Forcës Tokësore.

Gjeneral Bazo përshëndeti  trupat e angazhuar në këtë stërvitje, dhe  shprehu vlerësim dhe konsideratë të veçantë për punën dhe profesionalizmin e tyre, duke i konsideruar  “as-a” jo vetëm në tokë por edhe në det. “Stërvitja zhvillohet në kushte sa më reale, për tu përgatitur më së miri për situatat e vështira me të cilat përballeni. Ju përgëzoj për këtë stërvitje në kushte të detit. Është një sakrificë sublime, një vlerë e shtuar për efektivat tanë...”, është shprehur ndër të tjera gjeneral Bazo.

Lexo më shumë...

U zhvillua në vendin tonë konferenca për nënoficerët në kuadër të Kartës së Adriatikut (A-5)

13 korrik 2015

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me vendet anëtare të Kartës së Adriatikut, Shqipëria mirëpriti konferencën për nënoficerët e lartë, me temë “Barazia gjinore, integrimi dhe prespektiva e femrave në Forcat e Armatosura”. Në konferencë morën pjesë nënoficerët e lartë të A-5, (Shqipëria; Bosnje dhe Hercegovina; Kroacia; Maqedonia; Mali i Zi), USEUCOM/USAREUR, NJNG, si dhe me statusin e vendit vëzhgues, ishin të  ftuar nderi Sllovenia dhe Kosova.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti