Gjeneral Bazo, vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

29 korrik 2014

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Kjo vizitë është pjesë e bashkëpunimit ushtarak të suksesshëm që FARSH ka me Gardën e New Jersey, si shteti amerikan partner i Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, gjeneral Bazo ka zhvilluar takime me drejtues të Gardës së New Jersey dhe ka vizituar disa nga bazat ushtarake të kësaj garde. Më pas, agjenda e shefit të Shtabit të  Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka vijuar me marrjen pjesë në ceremoninë e gradimit të 24 ushtarakëve shqiptarë që kanë studiuar në programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të Gardës së New Jersey.

Lexo më shumë...

Komandanti i Komandës Ajrore amerikane për Evropën (USEUCOM), gjeneral Frank Gorenc, vizitë zyrtare në vendin tonë

24 korrik 2014

Gjeneral Frank Gorenc po zhvillon sot  një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, gjeneral Gorenc pati takime me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, SHSHP të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo.  
 
Delegacioni i Komandës së Forcës Ajrore të NATO u njoh me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura në drejtim të transformimit dhe modernizimit sidomos projekteve të Forcës Ajrore. Gjithashtu, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në Operacionet e NATO si ISAF në Afganistan dhe KFOR në Kosovë.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo merr pjesë në Seminarin për Sigurinë të USEUCOM

22 korrik 2014

Ngjarjet më të fundit në Evropë, përreth saj, por edhe përtej saj janë as më pak e as më shumë natyra më e re e sfidave me të cilat Evropa dhe NATO përballen dhe do të duhet të përballen edhe në të ardhmen. Strategjia kolektive dhe puna e përbashkët janë rruga më e mirë për aleatët e NATO dhe partnerët e për t’u përballur me këto sfida dhe ato kanë nevojë për kontributin e të gjithëve.

Në fundjavën që lamë pas, këto sfida ishin objekti i seminarit për sigurinë të organizuar nga Komanda amerikane për Evropën nën kujdesin e komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Breedlove, në Qendrën “George Marshall”, në Garmish të Gjermanisë, me ushtarakë nga 22 vende anëtare e partnere të Aleancës, të diplomuar në kolegjet e Luftës (FT, FAj dhe FD), të SHBA.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Jeronim Bazo vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

15 korrik 2015

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral major Jeronim Bazo, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Çeke, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës Çeke, gjenerallejtënant Petr Pavel.  Gjatë axhendës dy ditore, gjeneral Bazo do të ketë takime të ndryshme me SHSHP të Çekisë gjenerallejtënant Petr Pavel, zëvendësministrin e Mbrojtjes z. Jakub Kulhánek si dhe do të vizitojë Akademinë Ushtarake  që ndodhet në Vyskov të Çekisë.
 

Lexo më shumë...

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneral Philip Breedlove, vizitë zyrtare në vendin tonë

09 korrik 2014

Gjeneral Breedlove, në krye të një delegacioni të lartë po bën një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të turit njohës në të gjitha vendet anëtare të NATO.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneral Philip Breedlove, zhvilloi një takim të veçantë me ministren e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo. Gjatë takimit u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme të tilla si procesi i reformimit dhe forcimit të institucioneve, rimëkëmbja e ekonomisë, lufta kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, etj.

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo priti kryetarin e Asociacionit të Paktit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës z. Besim Salihu

7 korrik 2014

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim të veçantë delegacionin e Asociacionit të Paktit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës, (APARK) i kryesuar nga kryetari i saj z. Besim Salihu. Z. Salihu informoi gjeneral Bazon rreth aktiviteteve që ata janë duke kryer, si dhe rreth vizionit për të hapur një kolegj për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Gjilan të Kosovës.

Gjeneralmajor Bazo përgëzoi delegacionin e APARK për nismat që kanë marrë, si dhe për idenë e hapjes së këtij kolegji, i cili do të jetë një kontribut i shtuar në fushën e sigurisë në Kosovë, dhe ofroi gatishmërinë e SHPFA për të asistuar në zhvillimin e kurrikulave për këtë kolegj.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti