Kthehet në atdhe kontingjenti i 12-të paqeruajtës që shërbeu në Herat, Afganistan

27 korrik 2013

Sot në orët e para të mëngjesit është kthyer në atdhe kontingjenti i 12-të paqeruajtës që shërbeu me sukses për një periudhe gjashtë mujore në Herat, Afganistan. Në pritjen e organizuar me këtë rast në Aeroportin "Nënë Tereza", morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandantët e forcave kryesore dhe atyre mbështetëse, drejtoret e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe familjarë të ushtarakëve që u kthyen nga misioni. E veçanta e kësaj ceremonie ishte pjesëmarrja e shefit të Shtabit të Mbrojtjes Italiane, admiral Luigi Binelli Mantelli, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, me rastin e përfundimit të misionit të Delegacionit Italian të Ekspertëve.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi pret SHSHP të Italisë, admiral Luigi Binelli Mantelli

26 korrik 2013

Shefi i Shtabit i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka pritur sot në një takim të veçantë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes italiane, admiral Luigi Binelli Mantelli. Vizita e ushtarakut më të lartë të mbrojtjes italiane zhvillohet me rastin e përmbylljes së aktivitetit 16-vjeçar të Delegacionit Italian të Ekspertëve në Shqipëri (DIE).

Shefi i Shtabit i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pasi i ka uruar admiral Mantellit mirëseardhjen në vendin tonë, e ka njohur kreun e Forcave të Armatosura italiane me arritjet kryesore dhe zhvillimet më të fundit në Forcat tona të Armatosura. Një vend të veçantë në këtë takim iu kushtua marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes.

Lexo më shumë...

Delegacioni Italian i Ekspertëve përmbyll me sukses misionin në vendin tonë

26 korrik 2013

Mbyllet sot zyrtarisht misioni i Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE) në Shqipëri. Krijuar më 28 gusht të vitit 1997 pas firmosjes së një protokolli dypalësh, DIE u formatua si përgjigje e qeverisë italiane ndaj nevojave për mbështetje të Shqipërisë dhe të Forcave tona të Armatosura.

Delegacioni në organikën e tij ushtarake gjitharmëshe, mori detyrën për të mbështetur FARSH në procesin e përshtatjes të strukturave të saj me standardet perëndimore dhe me modelin e NATO-s.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Gjunkshi merr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit “Eagle-7” në Afganistan

24 korrik 2013

Paraditen e sotme, në ambientet e Batalionit të Forcave Speciale, të Forcës Tokësore, u zhvillua ceremonia e nisjes së kontingjentit “Eagle-7” në mision ISAF, në Kandahar, Afganistan.

Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, atasheu ushtarak i SHBA në vendin tonë, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandantët e forcave kryesore dhe atyre mbështetëse, drejtorë të drejtorive në SHPFA, etj.

Lexo më shumë...

Roja Bregdetare në një operacion SAR

24 korrik 2013

Salla operative e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare është njoftuar se rreth orës 8 të mëngjesit të ditës së djeshme, dy qytetarë shqiptarë, në bordin e një gomoneje 4.5 metra të gjatë kanë humbur kontaktin me tokën në Sarandë, dhe ndodheshin në ujërat afër ishujve Fano në Greqi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga familjarët e të humburve, ekipet tona të kërkim-shpëtimit, ju kanë kërkuar ndihmë homologëve të tyre grekë për të bërë të mundur gjetjen e të humburve.

Lexo më shumë...

Helikopteri AB-205, operacion shpëtimi të jetës njerëzore

19 korrik 2013

Një helikopter AB-205 i Regjimentit Ajror të Farkës është nisur mëngjesin e sotëm në drejtim të Sarandës, për të bërë të mundur transportimin e z. Gjergji Pihoni, personel i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka pasur probleme kardiake gjatë kohës që ka qenë me pushime. Ekuipazhi i helikopterit ka sjellë të sëmurin rreth orës 12:50 në Spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet, me qëllim dhënien e ndihmës së specializuar mjekësore.

 






Media Sociale



Moti