Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim BAZO, merr pjesë në takimin e 174 të Komitetit Ushtarak në nivel SHSHP të vendeve të NATO

21 janar 2016

Në Shtabin Qendror të NATO, Bruksel, Belgjikë zhvillohet më 20 - 22 janar 2016 takimi i radhës i Komitetit Ushtarak në formatin e SHSHP të vendeve të NATO dhe drejtuesit e Strukturave Komanduese dhe Misioneve të NATO, atyre të vendeve të Dialogut të Mesdheut.

Takimi i Komitetit Ushtarak u hap me takimin që sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, kishte me SHSHP të vendeve të NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO gjeneral  Petr Pavel vlerësuan kontributin e vendeve të NATO dhe ato partnere gjatë aktiviteteve dhe misioneve për vitin 2015. Objektivat dhe pritshmëritë e Samitit të NATO, i cili do të zhvillohet në Varshavë Poloni nga data 8-11 korrik 2016, ishte gjithashtu ndër temat kryesore të diskutuara gjatë këtij takimi.

Lexo më shumë...

U zhvillua ceremonia e përfundimit të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta në FA

19 janar 2016

Në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, u organizua sot një ceremoni e veçantë me rastin e përfundimit me sukses të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta, të panevojshme dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura.

Në ceremoni morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë të FA-së. Ndodheshin gjithashtu edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Donald Lu, ambasadori i OSBE, z. Florian Raunig, atashe ushtarakë të vendeve të NATO-s të akredituar në vendin tonë etj.

Lexo më shumë...

Përurohet ura “Bailey” pranë fshatit Qeha, Petrelë

14 janar 2016

Në fshatin Qeha, Petrelë, është ndërtuar brenda një kohe rekord nga Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Tiranës, ura Bailey, e cila ishte përmbytur tërësisht nga përmbytjet e 7 janarit në këtë zonës.

1500 banorë të bllokuar në fshatin Qeha, të njësisë administrative Petrelë, do të qarkullojnë normalisht pas ndërhyrjes nga Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Tiranës, për ndërtimin e urës së prishur, pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Bazo priti ambasadorin britanik Cannon

13 janar 2016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo priti në një takim të veçantë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë SH.T.Z Nicholas Cannon dhe Atasheun ushtarak britanik N/Kolonel Richard Perry.
Gjeneral Bazo vlerësoi bashkëpunimin ushtarak në rritje midis dy vendeve, sidomos në fushën e arsimimit ushtarak në akademitë e Forcave Tokësore, Detare e Ajrore, në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes si dhe kurse të ndryshme institucional dhe profesionale që zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura, gatishmëri dhe profesionalizëm në kontributin humanitar ndaj popullsisë civile në emergjencë

07 janar 2016

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, edhe këtë fillim viti, janë angazhuar në ndihmë të popullsisë së rrezikuar nga përmbytjet, të shkaktuara nga reshjet e shumta që kanë pushtuar gjithë vendin. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë strukturat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal, po ndjekin situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit në vendin tonë dhe problematikën e krijuar prej tyre. 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti