

30 janar 2015
Kolonel Flamur Hadushi: Nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit, ku një pjesëtar i Forcës Ajrore humbi jetën gjatë angazhimit në një aktivitet kriminal, Forca Ajrore e sheh të nevojshme të sqarojë opinionin publik se:
Ngjarja ku gjeti vdekjen major Sokol Feka është një ngjarje e rëndë, e cila flet për domosdoshmërinë e reformimit të thellë që kemi ndërmarrë në të gjitha nivelet e drejtimit të FA.
Si dhe jeni bërë me dije, Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për një ngjarje të ndodhur në Spanjë në të cilën është përfshirë edhe një shtetas shqiptar, pjesëtar i Forcave të Armatosura.
Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një mjet fluturues, pa përkatësi të identifikuar, i cili dyshohet se drejtohej nga major Sokol Feka.
Në rrethanat e krijuara Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e sheh me vend të sqarojë opinionin publik për atë çfarë përfaqëson major Feka dhe në ç’rrethana ka ndodhur ngjarja.
29 janar 2015
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe NATO, nga datat 28 - 30 janar 2015, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë zëvendëskryetari i Komitetit Ushtarak të NATO gjenerallejtënant, Mark Schissler.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo pasi vlerësoi mbështetjen e gjithanshme të Aleancës së Atlantikut të Veriut për Forcat e Armatosura Shqiptare, rikonfirmoi vullnetin e lidershipit politiko - ushtarak për të qenë krahpërkrah vendeve aleate në operacionet e NATO. Ky vullnet shprehet më së miri me vazhdimin e kontributit me forca në misionin e ri “Resolute Support” në Afganistan, si dhe vijimin në misionin KFOR.
28 janar 2014
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe SHBA ndodhet për vizitë pune në vendin tonë, gjeneral brigade Kevin McNeely, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Politikave, Strategjisë, Kapaciteteve dhe Partneritetit, të Komandës Amerikane për Evropën, (USEUCOM).
Gjeneral brigade McNeely u prit në një takim të veçantë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan maksimalisht bashkëpunimin në fushën e stërvitjes, bashkëpunim i cili ka qenë intensiv për rritjen e profesionalizmit dhe ndërveprueshmërisë së forcave.
26 janar 2015
Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua Konferenca Planëzuese e Stërvitjes Ndërinstitucionale “Joint Reaction ‘15”. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadrin e Iniciativës “SHBA - Karta e Adriatikut 5”, që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fokus të saj do të jenë masat në raste të emergjencave civile dhe bashkëpunimi, koordinimi e shkëmbimi i eksperiencave në raste të fatkeqësive natyrore.
21 janar 2015
Në Shtabin Qendror të NATO, Bruksel, Belgjikë zhvillohet në 21 - 22 janar 2015 takimi i radhës i Komitetit Ushtarak në formatin e SHSHP të vendeve të NATO dhe drejtuesit e Strukturave Komanduese dhe Misioneve të NATO, atyre të vendeve të Dialogut të Mesdheut dhe Ukrainës.
Takimi i Komitetit Ushtarak u hap me takimin që sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, kishte me SHSHP të vendeve të NATO, i cili ishte njëkohësisht takimi i parë i tyre që prej marrjes së detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO.