

31 janar 2014
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kanë zhvilluar paraditen e sotme një inspektim në Bazën Ushtarake Ajrore të Kuçovës.
Gjatë këtij inspektimi drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm shoqëroheshin nga dhe komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force.
Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo janë pritur nga komandanti i Bazës Ajrore në Kuçovë, nënkolonel Tomor Dyrmo, i cili informoi mbi gjendjen aktuale të kësaj baze, si dhe me problematikat që ka aktualisht në këtë njësi ushtarake të Forcës Ajrore.
24 janar 2014
Në garnizonin “Komando”, në Zall-Herr, u zhvillua sot ceremonia e përcjelljes së kontigjentit paqeruajtës “Eagle-8”, i cili do të dislokohet në operacionin ISAF, të drejtuar nga NATO, në Afganistan. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Viktor Berdo, atasheu ushtarak i SHBA në vendin tonë, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja Kodheli shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në një ngjarje të rëndësishme për FA, atë të përcjelljes së kontingjenteve ushtarake si pjesë e kontributit në kuadër të Aleancës në Afganistan.
23 janar 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka marrë pjesë në takimin dyditor të shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO, zhvilluar në selinë e Aleancës në Bruksel.
Takimi i 170-të i shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO dhe atyre partnere, pati në fokus çështje të rëndësishme të sigurisë globale, të tilla si: ecurinë e misioneve aktuale ushtarake të NATO, eksplorimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me vendet e iniciativës së Dialogut Mesdhetar (MD) dhe Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC), si dhe vijueshmërinë e procesit të transformimit të Aleancës Euro-Atlantike.
21 janar 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo është nisur dje drejt Brukselit, për të marrë pjesë në takimin e 170-të të shefave të Mbrojtjes së vendeve të NATO, që do të zhvillohet në datat 22-23 janar 2014.
Qëllimi i takimit dyditor të shefave të Mbrojtjes të NATO dhe të vendeve partnere, do të jetë diskutimi rreth ecurisë së misioneve aktuale ushtarake të NATO, si dhe eksplorimi i mundësive të reja të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me vendet e iniciativës së Dialogut Mesdhetar (MD) dhe Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC).
17 janar 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka pritur në një takim kortezie atasheun ushtarak gjerman, nënkolonel Guido Altendorf. Nënkolonel Altendorf i ka uruar gjeneral Bazos suksese për detyrën madhore të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH.
SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, për arritjen e rezultateve të mira në zhvillimin e përbashkët të koncepteve të arsimimit ushtarak, zhvillimin e planeve dhe programeve mësimore të akademive, përgatitjen dhe kualifikimin e pedagogëve shqiptarë, për vënien e arsimit tonë ushtarak mbi baza shkencore e bashkëkohore dhe në përputhje me standardet perëndimore si dhe bashkëpunimi në fushën e mjekësisë.
14 janar 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti sot në një takim të veçantë atasheun ushtarak të SHBA në vendin tonë, kapiten i rangut të dytë Glenn Brown me rastin e përfundimit të detyrës dhe atasheun e ri që merr detyrën, kapiten i rangut të dytë Ralph Shield.
Pasi u uroi mirëseardhjen, gjeneral Bazo, vlerësoi me nota maksimale bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të shumta dhe të rëndësishme në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, gjë që ka kontribuuar në arritjen e standardeve të NATO nga Forcat e Armatosura shqiptare.