SHSHPFA gjeneralmajor Bazo, priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe sh.t.z. Duncan Norman

31 gusht 22016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe sh.t.z. Duncan Norman, i cili shoqërohej nga atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe nënkolonel Richard Perry. 

Në fillim të takimit, gjeneral Bazo i ka uruar ambasadorit të Britanisë së Madhe mirëseardhjen dhe suksese në misionin e tij të ri në vendin tonë. 

Lexo më shumë...

SHSHP të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilloi një takim me atashetë ushtarakë gjermanë

30 gusht 2016

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi një takim me nënkolonel Guido Altendorf, atasheu ushtarak në ikje i Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë dhe nënkolonel  Hans-Peter Wamsler, pasardhësi i tij në këtë detyrë.

Gjeneral Bazo, falënderoi nënkolonel  Altendorf për kontributin e tij të shkëlqyer në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes. “Institucionet tona sot kanë arritur bashkëpunimin më të madh që kanë patur ndonjëherë nën flamurin e Aleancës”, u shpreh ndër të tjera gjeneral Bazo.

Lexo më shumë...

Kolonel Ardian Bali, merr detyrën e komandantit të Komandës Mbështetëse

18 gusht 2016

Ditën e djeshme në ambientet e Komandës Mbështetëse, u zhvillua ceremonia marrjes të detyrës së komandantit të Komandës Mbështetëse nga kolonel Ardian Bali i emëruar së fundmi në këtë detyrë.

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantë të forcave dhe njësive, drejtorë të drejtorive dhe ushtarakë të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, si dhe personel nga Komanda Mbështetëse.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura, nismë për pastrimin e akseve rrugore dhe zonave bregdetare në jug të vendit në moton “Bluzat e Bardha”

09 gusht 2016

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Minstrave, si dhe Urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes,  Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë angazhuar në operacionin e pastrimit të akseve rrugore përgjatë rivierës, që nga Vlora deri në Butrint.
Angazhimi i Forcave të Armatosura për pastrimin e territorit të bregdetit gjatë sezonit turistik është një nismë e marrë për  sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër ambjentin e përbashkët që na rrethon, por dhe për shkak të një emergjence ambientale e cila prek drejtpërsëdrejti jo vetëm pushuesit në këtë zonë turistike por mbarë turizmin në Shqipëri.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti