Zhvillohet stërvitja “Immediate response 2014”

31 gusht 2014

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me SHBA për vitin 2014, në periudhën 16-31 gusht 2014, në Slloveni dhe Kroaci u zhvillua stërvitja “Immediate response 2014”. 

Stërvitja u drejtua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë (EUCOM). Vendet pritëse ishin Sllovenia (përveç organizatorëve) Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Danimarka, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shqipëria në këtë stërvitje u përfaqësua me 25 ushtarakë, 20 prej të cilëve në Slloveni dhe 5 në Kroaci. Kjo stërvitje ishte një vlerë e shtuar për trajnimin e komandantëve dhe shtabeve për planëzim të kombinuar.

Kontigjentet “Eagle”, histori suksesi e Forcave Speciale të FA

27 gusht 2014

Është zhvilluar në Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr ceremonia e pritjes së kontingjentit të fundit me mision luftarak “Eagle-8”, që shërbyen në kuadër të misionit ISAF, në Afganistan. Efektivi i bFS-së, i përbërë nga 50 efektiva të Kompanisë së Aksioneve Speciale Ujore kreu me sukses misionin luftarak në periudhën shkurt-gusht 2014, në Kandahar të Afganistanit, në përbërje të forcave të ushtrisë amerikane.
Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori amerikan, z. Aleksandër Arvizu, komandantë të forcave dhe njësive të FA, drejtorë të drejtorive në SHPFA, si dhe familjarë të pjesëtarëve të kontigjentit.

Lexo më shumë...

Zhvillohet seminari për elementët e mbështetjes kombëtare dhe mbështetjen kontraktore të trupave në operacion (RSOM/NSE/DC)

25 gusht 2014

Bazuar në matricën e aktiviteteve kryesore për vitin 2014, si dhe në kuadrin e stërvitjes LOGEX-15, nga data 18-21 gusht 2014, u zhvillua workshopi për “Pritjen, grumbullimin dhe lëvizjen, elementët e mbështetjes kombëtare dhe mbështetja kontraktore” (Reception Staging Onward Movement/Nation Support Element /Deployed Contracting) në operacionet e përbashkëta. 

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përgatitja dhe trajnimi i personelit logjistik të Forcave të Armatosura, për procedurat e mbështetjes logjistike në operacionet e përbashkëta, komandim e kontrollin, mbështetjen me kontraktorë në operacione, dislokimin, lëvizjen në zonën e operacionit, ridislokimin e trupave dhe mbështetja e vendit pritës.

Lexo më shumë...

Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo inspektojnë Shkollën e Trupës në Bonavi

14 gusht 2014

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo kanë inspektuar ditën e sotme Shkollën e Trupës në Bonavi të Vlorës.

Drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm janë pritur nga shefi i shtabit i KDS, kolonel Riza Zaja. Nënkolonel Vilson Bufazi, shef i shtabit të BrSB informoi ministren Kodheli dhe gjeneral Bazo mbi punën e bërë nga efektivi e shkollës për realizimin e detyrave dhe objektivave, si dhe me problematikat e vështirësitë që kanë dalë në praktikën e përditësime të punës.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim BAZO viziton Mbretërinë e Bashkuar

07 gusht 2014

Nga data 06 gusht 2014, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vizitë është vijim i bashkëpunimit ushtarak në rritje ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e stërvitjeve të përbashkëta dhe arsimim-edukimit.

Gjeneral Bazo është pritur në një takim zyrtar nga zëvendësshefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Marshal (gjeneral) Sir Stuart Peach. Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak dhe sidomos kontributi dhe mbështetja e Forcave të Armatosura Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të FARSH në strukturat euroatlantike të sigurisë, si dhe është diskutuar për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti