SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi takon gjeneralmajor Ed Davis, komandantin e Forcave Amfibe britanike

30 gusht 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi është takuar sot me gjeneralmajor Ed Davis, Komandantin e Forcave Amfibe Britanike, si dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Cannon. 

Gjeneral Gjunkshi pasi i ka uruar mirëseardhjen gjeneralit britanik, drejtuesit më të lartë të stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion –‘13”, ka vlerësuar maksimalisht nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të të dy vendeve partnere. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve më të fundit në Forcat e Armatosura në vendet përkatëse, si dhe kanë ndarë vlerësime për arritjet e shënuara.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori britanik Nicholas Cannon inspektojnë stërvitjen “Albanian Lion-13” në Sazan

30 gusht 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon kanë inspektuar pasditen e djeshme në ishullin e Sazanit zhvillimin e stërvitje së përbashkët shqiptaro-britanike të koduar “Albanian Lion-13”. Në ishullin e Sazanit janë dislokuar rreth 400 trupa britanike dhe një kompani këmbësorie e batalionit të Këmbësorisë të Poshnjës, të cilët po punojnë së bashku me trupat britanike në stërvitjen që po zhvillohet në Sazan. E gjithë stërvitja është e ndërtuar për t’iu përgjigjur terrorizmit. Skenari i kësaj stërvitje të përbashkët është ndërtuar në mënyrë të tillë, trupat britanikët në sulm dhe trupat shqiptare në mbrojtje. Me trupat britanike, që janë çlirimtare, dhe trupat shqiptare, që luajnë rolin e mbrojtësve të territorit të ishullit të Sazanit.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi takon atasheun ushtarak polak, kolonel Rafal Jarmuzek

28 gusht 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi priti sot në një takim të veçantë atasheun ushtarak të Polonisë në vendin tonë, kolonel Rafal Jarmuzek, me rastin e përfundimit të detyrës. Gjeneral Gjunkshi vlerësoi kontributin e kolonel Jarmuzek në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen e FA polake ndaj FA shqiptare.

Kolonel Jarmuzek falënderoi SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për mbështetjen në kryerjen e detyrës së tij si atashe ushtarak në Shqipëri.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori britanik z. Nicholas Cannon marrin pjesë në ceremoninë e hapjes se stërvitjes “Albanian Lion-13”

23 gusht 2013

Sot, pasdite në ambientet e Komandës së Forcës Ajrore, në Rinas u zhvillua ceremonia e hapjes së stërvitjes së përbashkët midis Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe dhe Forcave të Armatosura shqiptare të koduar “Albanian Lion-13”. Kjo ceremoni, zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis FA të Shqipërisë dhe FA të Mbretërisë së Bashkuar. Trupat ushtarake të Forcave Ajrore britanike u pritën në aeroportin Rinasit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Cannon, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja, zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, z. Stephen Hickling, konsulli, z. Kabir Rahman, zëvendëskomandanti i brigadës së 3-të, Komando të Royal Marines, kolonel Kevin Oliver, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pret kontigjentet “Eagle 6” dhe “Ekipin Mjekësor” të Forcave të Armatosura

21 gusht 2013

Sot rreth orës, 00:25 u kthyen në atdhe kontingjentet “Eagle 6” dhe “Ekipi Mjekësor i FA”, gjithsej 59 veta. Kontingjenti “Eagle 6”, efektiv i Batalionit të Forcave Speciale, strukturë vartëse e Forcave Tokësore, ishte i përbërë nga 49 ushtarakë, prej të cilëve 12 oficerë, 36 nënoficerë dhe 1 ushtar profesionist, me mision në Kandahar, Afganistan. Ekipi Mjekësor i FA përbëhej prej 10 vetash mjekë dhe infermierë me mision në Kabul, Afganistan.

Trupat u pritën në Aeroportin e Rinasit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ushtarakë të lartë të FA. Nënkolonel Agim Kuçana i “Ekipit Mjekësor”, nënkolonel Xhemil Alizoti i raportuan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Gjunkshi, se efektivat që ata drejtuan, përmbushën me sukses misionin kushtetues, duke marrë vlerësime pozitive nga ushtarakët e Aleancës.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në një takim zyrtar zv.ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Stephen Hickling

19 gusht 2013

Sot në mesditë, shefi i Shtabit të Përgjithshën të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në një takim zyrtar, zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë z. Stephen Hickling, i cili shoqërohej nga atasheu ushtarak britanik në vendin tonë. 

Takimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura të RSH dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u ndalur veçanërisht në kontekstin e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “ALBANIAN LION 2013”, e cila  po zhvillohet në vendin tonë nga data 11 gusht - 13 shtator 2013. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 3000 (tremijë)  trupa britanike, kryesisht “Komando” dhe “Forca Detare”, si dhe një efektiv prej 35 trupa nga Forcat e Armatosura Holandeze, të cilat operojnë së bashku me trupat britanike.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti