
31 dhjetor 2015
Të dashur ushtarakë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,
atmosfera festive të fundvitit 2015 dhe dritat shumëngjyrëshe të kudondodhura, sjellin së bashku familjet, miqtë, shokët e kolegët, për të festuar e uruar njëri - tjetrin, por për disa, ky fundvit i gjen larg atdheut e në krye të detyrës, në mbrojtje të paqes e të vlerave të njerëzimit, krah për krah e denjësisht me aleatët tanë.
Sot është dita e duhur për të përshëndetur të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura që kanë shërbyer ndër vite dhe ata që vazhdojnë të shërbejnë, prandaj Ju drejtohem me përulësi e dashuri për t’Ju përcjellë nga zemra Juve dhe familjeve tuaja, urimet më të mira për një Vit të Ri, me shëndet dhe gëzime në të gjitha fushat. Nder dhe respekt për të gjithë ata ushtarakë që mbajnë në krah e në zemër flamurin kuq e zi.
30 dhjetor 2015
Në ambientet e garnizonit “Skënderbej”, u zhvillua sot paradite një ceremoni e veçantë për dhënien e certifikatave “I talentuari”, për ushtarakët që arritën rezultate të larta në testin fizik për vitin 2015.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, komandantët e forcave, drejtorë drejtorish në FA, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Viron Bezhani, veteranë (ish-ushtarakë) të sporteve ushtarake, familjarë të kapiten Feti Vogli, fëmijë të ushtarakëve, etj.
24 dhjetor 2015
Në ambientet e pjesës ushtarake të Aeroportit të Rinasit, u zhvillua ceremonia e pritjes së kthimit në atdhe të kontingjentit të dytë paqeruajtës në kuadër të RSM (Resolute Support Mission).
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i FT gjeneral brigade Nazmi Cahani, Komandanti i Forcave Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdija, zëvendësatasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tonë nënkolonel Yurdakul, si dhe përfaqësues nga SHPFA dhe Shtabi i Forcës Tokësore.
23 dhjetor 2015
Në 90 - vjetorin e krijimit të saj, Forca Detare organizoi në vendbazimin e saj në Portin e Durrësit, ceremoninë e rastit me pjesmarrjen e efektivëve të saj, veteranëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, nxënës të shkollave të mesme dhe ushtarakë e pjestarë të FA nga armë e shërbime të tjera. Të ftuar nderi të kësaj ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Komisionit të Sigurisë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, etj.
Në evokim të historisë dhe lidhjes së shqiptarëve me detin, ministrja Kodheli, u ndal në aktin historik të krijimit të Forcës Detare, dhe largpamësinë me të cilën krijuesit dhe më vonë breza të tërë marinarësh, por jo vetëm, arritën të bëjnë për të ardhur në ditën e 90 - vjetorit të krijimit.
22 dhjetor 2015
Qendra e Përbashkët e Operacioneve Ajrore (CAOC) të NATO, që ndodhet në Bazën Ajrore të NATO në Torrejon, Spanjë ka si mision mbajtjen nën vëzhgim të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Policimit Ajror që NATO kryen për vendet anëtare të saj. Për këtë qëllim, gjeneralmajor Servert ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, me qëllim njohjen nga afër të kapaciteteve të Shqipërisë si dhe diskutime me drejtuesit e MM/SHPFA dhe Komandës së Forcës Ajrore për kryerjen sa më të mirë të misionit të tyre.
18 dhjetor 2015
Në një ceremoni të organizuar dje në mjediset e Komandës Mbështetëse, në prani të zëvendësministrit të Mbrojtes, z. Petro Koçi, komandantëve të forcave dhe njësive, drejtorë të drejtorive dhe ushtarakë të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm dhe të personelit të Komandës Mbështetëse, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo i dorëzoi flamurin e njësisë kolonel Fatmir Lokaj, të sapoemëruar në këtë detyrë të lartë.