Forcat e Armatosura gjatë 2014 dhe synimet për 2015

29 dhjetor 2014

I ftuar në emisionin “Debat, Channel One”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Jeronim Bazo u ndal në veprimtarinë e Forcave të Armatosura gjatë vitit 2014 dhe synimet e tyre për vitin 2015. Vitet janë gjithmonë të ndryshëm nga njëri - tjetri dhe viti që po lëmë pas nuk bën përjashtim nga ky “ligj”. Viti 2014 ishte një vit i veçantë në të gjithë dimensionet e tij edhe për Forcat e Armatosura.

 

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, mesazh urimi për festat e fundvitit

24 dhjetor 2014

Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!

Janë ditët e fundit të vitit 2014 dhe atmosfera e festave më grish t’Ju  drejtohem me përulësi e dashuri për t’Ju përcjellë nga zemra Ju dhe familjeve tuaja urimet më të mira për një Vit të Ri, me shëndet dhe gëzime në të gjitha fushat.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, dhuron libra në Shijak

22 dhjetor 2014

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vizitoi gjatë fundjavës, Shkollën e Mesme të Përgjithshme “16 Shtatori” në Shijak. Në prani të nënkryetarit të Bashkisë së Shijakut, znj. Shpresa Domi dhe drejtorit të shkollës, z. Tomorr Zeneli, gjeneralmajor Bazo dhuroi 500 libra të ndryshëm artistikë, që u ofruan nga një prej njësive të Forcave të Armatosura - Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm.

Gjatë këtij aktiviteti, z. Zeneli, ndër të tjera, shprehu mirënjohjen e tij për këto dhurata modeste në dukje, por me një peshë të madhe kulturore. Ai vazhdoi më tej duke thënë që shkolla “16 Shtatori” kishte një traditë të pasur gjuhë - letërsie, ku në aktivitetin me rastin e 70 - vjetorit të Çlirimit kishin marrë vendin e parë si eseja më e mirë në një konkurs letrar.

Lexo më shumë...

Me rastin e festave të fundvitit, Forcat e Armatosura shqiptare shpërndajnë dhurata pranë qendrës rezidenciale “Pëllumbat”

18 dhjetor 2014

Nën kujdesin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo me rastin festimeve të fundvitit, njëkohësisht dhe në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, personeli i Forcave të Armatosura ka shpërndarë dhurata për personat me aftësi të kufizuara të qendrës rezidenciale “Pëllumbat” dhe projektit “Shërbimi Social Inovativ” të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

Lexo më shumë...

Përzgjedhja e nënoficerit të vitit në Forcat e Armatosura risi tashmë e kthyer në traditë

18 dhjetor 2014

Në ambientet e garnizonit “Skënderbej”, u zhvillua sot paradite ceremonia e promovimit të nënoficerit të vitit në Forcat e Armatosura.

Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Viktor Berdo, komandantë e forcave, drejtorë e komandantë të njësive, si dhe efektivë nga trupa e nënoficerëve.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura në misionin Resolute Support

16 dhjetor 2014

Në ambientet e Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, u zhvillua paraditen e sotme, ceremonia e përcjelljes së kontigjentit komando në misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të kontributit të FARSH në operacionin e NATO, “Resolute Support Mission”. Kontigjenti komando në misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, do të shërbejë së bashku me ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti