Mesazh urimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm me rastin e Vitit Të Ri 2014

31 dhjetor 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, nëpërmjet një mesazhi urimi, u është drejtuar të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, me rastin e Vitit të Ri 2014.

“Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!

Me rastin e festës tradicionale të Vitit të Ri, kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që t’ju përcjell urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë...

Fëmijët e ushtarakëve festojnë së bashku

28 dhjetor 2013 

Festa e Vitit të Ri ka mbledhur së bashku në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes shumë fëmijë dhe familjarë të ushtarakëve dhe punonjësve civilë që shërbejnë në Forcat e Armatosura. Në aktivitetin e organizuar nga QKMBM merrnin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Pirro Ahmetaj, zëvendëskomandanti i Forcës Tokësore, kolonel Dilaver Hoxha, përfaqësues nga MM dhe SHPFA, etj.

Programi i këtij aktiviteti nisi në sheshin e madh të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura nga Orkestra Frymore Kombëtare e FA, e cila interpretoi muzikë festive, së bashku me fëmijët e ekipeve sportive që demonstruan ushtrime në sporte të ndryshme. Më pas të pranishmit vizituan nga afër një ekspozitë me pikturat më të mira të vitit 2013 të realizuara nga fëmijët e kursit të arteve pamore, si dhe produkte artistike dhe kulturore të realizuara nga QKMBM gjatë vitit 2013.

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo mesazh urimi me rastin e Krishtlindjes

25 dhjetor 2013

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, nëpërmjet një mesazhi urimi, u është drejtuar të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, me rastin e Krishtlindjes. 

“Të dashur ushtarë profesionistë, nënoficerë, oficerë dhe punonjës civilë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

festa e Krishtlindjeve më jep kënaqësinë dhe nderin e veçantë që të uroj dhe të falënderoj të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë...

Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo urojnë personelin e MM dhe SHPFA me rastin e festave të fundvitit

24 dhjetor 2013

Atmosfera e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është përjetuar edhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes paraditen e sotme. Ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo kanë festuar bashkërisht me personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke trokitur gotat për suksese të mëtejshme gjatë vitit 2014.  

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka vlerësuar kontributin e gjithësecilit, si dhe ka premtuar mbështetje të gjithanshme ndaj personelit ushtarak dhe civil në Forcat e Armatosura. Një mesazh special në këtë fund viti ka përcjellë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili pasi ka falënderuar ministren Kodheli për organizimin e aktivitetit, ka uruar përzemërsisht shëndet, suksese e mbarësi për familjet e të gjithë personelit të Ministrisë së Mbrojtjes  dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kryeministri Rama, ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo bashkëbisedojnë me paqeruajtësit në Afganistan

23 dhjetor 2013

Festat e fundvitit kanë trokitur në mënyrë tepër të veçantë për paqeruajtësit që shërbejnë në Afganistan. Kryeministri z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, familjarë, eprorë dhe kolegë, kanë komunikuar mëngjesin e sotëm me efektivat e FA që janë duke shërbyer në kuadër të ISAF.

Videotelekonferenca ka sjellë për mëse 30 minuta të gjithë së bashku, për të uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, si dhe për t’u përshëndetur e çmallur me njëri-tjetrin.

Lexo më shumë...

Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Jeronim Bazo në ceremoninë e marrjes së ndihmës turke

21 dhjetor 2013

Është zhvilluar paraditen e sotme, në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore, ceremonia e marrjes së ndihmës nga Republika e Turqisë për Republikën e Shqipërisë. Këto ndihma, që kapin një vlerë prej 3 milionë dollarë, konsistojnë kryesisht në mjete motorike ushtarake, si dhe pajisje të ndryshme logjistike për Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministrja e Brendshme, znj. Elona Gjebrea, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hydayet Bayraktar, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Nizametin Dogar, komandantët e forcave kryesore, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti