
31 dhjetor 2012
Sot paradite Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi takimin përmbyllës për vitin 2012. Në këtë takim falënderimi dhe njëkohësisht urimi për vitin e Ri 2013, merrnin pjesë Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Viktor Berdo, Zv/Shefi i Shtabit për Operacionet Gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandantët e forcave, njësive, reparteve autonome dhe drejtorë drejtorish në SHP.
28 dhjetor 2012
Mbledhja dhe celebrimi së bashku i festave më domethënëse të fundvitit tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme për të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura. Mbrëmja e së premtes bëri të gjithë bashkë personelin ushtarak dhe civil të Komandës dhe Shtabit të Forcës Ajrore, për të festuar dhe gëzuar festat e fundvitit. Këtë aktivitet festiv e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Viktor Berdo, komandantë repartesh të Forcës Ajrore, personel ushtarak dhe civil, etj.
27 dhjetor 2012
Personeli ushtarak dhe civil i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura feston bashkërisht festat e fundvitit. Në këtë aktivitet festiv morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Zëvendësshefi i Shtabit të përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Viktor Berdo, komandantë forcash, drejtorë drejtorish në SHPFA, punonjës ushtarakë dhe civilë të SHPFA, si dhe familjarë të tyre.
26 dhjetor 2012
Në vigjilje të festave të fundvitit, dje pasdite shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, mori pjesë në mbrëmjen festive për fëmijët e personelit të Forcave të Armatosura, të titulluar “Gëzuar Vitin e Ri 2013”. Në këtë veprimtari, e cila tashmë ka disa vite që ka krijuar një traditë të bukur për Ministrinë e Mbrojtjes, ishin të pranishëm edhe këshilltari i Presidentit të Republikës, Z. Shaqir Hasanaj, gjeneralë, drejtorë drejtorish të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakë të tjerë të Forcave të Armatosura, prindër e familjarë të fëmijëve pjesëmarrës në këtë aktivitetet artistik, etj.
26 dhjetor 2012
Në Komandën e Forcës Detare, Durrës, më datë 21 Dhjetor, u zhvillua analiza vjetore si dhe ceremonia me rastin e 87-vjetorit të krijimit të kësaj Force. Në analizë morën pjesë Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Brigade Sander Lleshi, Drejtori i Qendrës Nderistitucionale Operacionale Detare, Z. Shefqet Bruka, Drejtorë të Drejtorive në SHP, Komandante të N/reparteve të Forcës Detare si dhe përfaqësues të tjerë.
24 dhjetor 2012
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi u është drejtuar me një mesazh urimi me rastin e festave të fundvitit të gjithë efektivave të Forcave të Armatosura të RSH dhe përfaqësive ushtarake në NATO, si më poshtë:
Të dashur ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civile të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,