Parade Ushtarake madheshtore me rastin e 95-vjetorit te Krijimit te Forcave te Armatosura Shqiptare

04 dhjetor 2007

Ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne nje parade madheshtore ushtarake parakaluan nga sheshi "Nene Tereza" deri ne monumentin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti "Skenderbeu" mbi 2700 oficere, nenoficere dhe ushtare profesioniste te FA-se. Kjo parade u organizua me rastin e 95-vjetorit te Krijimit te Forcave te Armatosura Shqiptare.
Te pranishem ne parade ishin Presidenti i Republikes dhe Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se gjeneral lejtnant Luan Hoxha, ministra te kabinetit qeveritar, deputete te Kuvendit, ambasadore dhe perfaqesues te tjere te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, perfaqesues te pushtetit vendor, te komuniteteve fetare, gjenerale dhe ushtarake te tjere te larte te Forcave tona te Armatosura dhe te ushtrive te vendeve mike, veterane te Luftes dhe te Ushtrise etj.

Shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se gjeneral lejtnant Luan Hoxha i paraqiti forcen Presidentit te Republikes dhe Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Bamir Topi, i cili uroi te gjithe ushtaraket me rastin e 95-vjetorit te krijimit te Ushtrise Shqiptare. Trupat pjesemarrese ne parade, te rreshtuara ne kudrate, brohoriten njezeri "Urra".

Mbas ekzekutimit te Himnit Kombetar, trupat pjesemarrese dhe te gjithe te pranishmit i pershendeti Presidenti i Republikes dhe Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Bamir Topi. "Si President i Republikes dhe Komandant i Pergjithsem i FA-se, kam kenaqesine qe me rastin e 95-vjetorit te krijimit te FA-se te pershendes popullin shqiptar dhe ne vecanti te gjithe oficeret, nenoficeret dhe ushtaret: Gezuar festen!".
Ai theksoi se "Gjate gjithe historise se tyre te lavdishme, FA u zhvillua duke pasqyruar ndryshimet politike e gjeostrategjike te vendit e rajonit, duke mbartur kurdohere ne vetvete vlerat me kombetare te tradites se popullit shqiptar. Jeta 95-vjecare e kesaj Force ka padyshim ne vetvete edhe ngjarjet madhore te krijimit te Shtabit Madhor te Ushtrise, te krijimit te Komandes se Pergjithshme te Mbrojtjes Kombetare e te krijimit te ushtrise aktive, rezerviste e vullnetare, si dhe periudha te sakrifices per liri nga pushtuesi nazifashist ne Luften e Dyte Boterore.

Ne fillimin e viteve ’90-te edhe FA iu nenshtrua nje procesi te thelle reformash. Kjo reforme dhe ky transformim eshte nje proces i vazhdueshem qe do te beje te mundur permbushjen me se miri te misionit kushtetues per ruajtjen e sigurise e sovranitetit kombetar, mbrojtjen e jetes se qytetareve ne rast katastrofash natyrore, si dhe kontributin per ruajtjen e paqes e te sigurise ne rajon e me gjere.

Ne fjalen e tij Presidenti i Republikes Bamir Topi ka pershendetur te gjithe ushtaraket shqiptare e vecanerisht ata qe jane ne mision jashte Atdheut, "keta qytetare me uniforme qe krahas operacioneve luftarake, jane kthyer edhe ne ambasadore te Shqiperise per te percjelle mesazhet e paqes dhe te miqesise, ne interes te Detyres, Nderit dhe Atdheut".

Me pas, nen komanden e shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA-se gjeneral lejtnant Luan Hoxha forcat pjesemarrese parakaluan para tribunes kryesore ku qendronin personalitetet e larta te shtetit dhe te ftuarit e tjere. Ne fillim parakaluan veteranet e Luftes dhe te Ushtrise, ndersa pas tyre nje kuadrat ushtarakesh te cilet mbanin ne duar flamujt e NATO-s dhe te 26 vendeve anetare te saj.

Pas tyre parakaluan perfaqesues ushtarake te vendeve anetare te NATO-s si Franca, Italia, Greqia, Gjermania, Turqia, Spanja, por edhe te vendeve te A-3 si Kroacia, Maqedonia, te cilet parakaluan me flamujt e vendeve te tyre.

Parada ka vazhduar per gati nje ore me parakalimin e kuadrateve te oficereve dhe studenteve te shkollave tona ushtarake, si dhe ushtaret qe pergatiten ne Brigaden e Stervitjes Baze ne Bunavi te Vlores. Me pas parakaluan trupat e Policise Ushtarake, kuadratet e trupave te Komandes se Forces se Bashkuar, ku u dalluan trupat Komando, te Reagimit te Shpejte, te forcave detare, ajrore etj. Gjithashtu ne parade parakaluan edhe mbi 100 makina dhe mjete luftarake te Komandes se Mbeshtetjes, te Policise Ushtarake, mjete speciale te Brigades se Mbeshtetjes Rajonale dhe te Regjimentit te Infrastruktures, helikoptere te Regjimentit te Farkes te cilet realizuan fluturime duke valevitur Flamurin Kombetar ne ajer.

Risia qe solli kjo parade ushtarake ishte lirshmeria ne levizje, larg sforcimeve te teperta, me natyrale. Trupat ushtarake parakaluan me nje hap ushtarak te pershtatur me ato te vendeve te NATO-s dhe jo me hapin e rende ushtarak te dikurshem te vendeve totalitare.

Parada e 95-vjetorit te Krijimit te FA-se, ishte nje prezantim i profilit te ri te FA Shqiptare, nivelit te pergatitjes se tyre, hapat qe ato kane bere ne procesin e reformimit, modernizimit dhe te plotesimit te standardeve qe kerkon anetaresimi ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.






Media Sociale



Moti