Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, në Takimin e Komitetit Ushtarak të NATO në nivel SHSHP të vendeve anëtare të NATO

Shefat e Shtabeve të vendeve të Aleancës u “mblodhën” virtualisht në sesionin e 184 të Komitetit Ushtarak. Takimi u drejtua nga Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, kryetar i Komitetit Ushtarak, mbështetur nga komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod Wolters dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformimin, (SACT), gjeneral André Lanata.

SHSHP të vendeve të NATO diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me angazhimet operacionale aktuale të NATO (Resolute Support Mission, misionin e NATO në Irak, misionin e KFOR), për Deterrence and Defence të hapësirës euroatlantike dhe çështjeve të tjera që lidhen me misionin e NATO.

Njëzëri të gjithë shefat rikonfirmuar qëndrimin e vendeve anëtare për vijueshmërinë e mbështetjes për misionet dhe operacionet në bazë të vendimmarrjeve politike, ndërsa mbi zbatimin e konceptit Deterrence and Defence të hapësirës euroatlantike, shefat e SHP vlerësuan punën e bërë nga komandat strategjike, transparencën mbi hartimin e këtyre dokumenteve dhe ofruan këshillim ushtarak mbështetur në pikëpamjet kombëtare.

Lexo më shumë...

Shtabi i Përgjithshëm i FA me drejtues të rinj, Xhaçka: Meritokraci e profesionalizëm

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë që sot një staf të ri drejtues, pas emërimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj. Në një takim me drejtuesit e rinj të Shtabit të Përgjithshëm të FA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për vizionin e një FA moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë e profesionalizmin për t’i dhënë standartet që i takon një vendi anëtar të NATO.

Sipas ministres Xhaçka, FA sot operon me dinjitet e standarde krah për krah ushtrive më të fuqishme në botë në misione nga Afganistani e deri në Mali.

Reformimi i emergjencave civile, modernizimi përmes investimeve në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit me aleatët e partnerët, arsimimi dhe trajnimi financiar i FA janë renditur nga ministrja e Mbrojtjes si disa prej fushave ku janë shënuar hapa të rëndësishëm e me rezultate pozitive e me impakt të drejtpërdrejtë në atë që Forcat e Armatosura janë sot.

Lexo më shumë...

Komandanti i KFOR vizitë zyrtare në vendin tonë

Në kuadër të bashkëpunimit të FARSH me Komandën e KFOR, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në vendin tonë, Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Michelle Risi, i cili u prit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor, Prof. Asoc. Bajram Begaj.

Në takimin e zhvilluar midis shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Prof. Asoc. Begaj dhe komandantin e KFOR gjeneralmajor Risi, u vlerësua roli i KFOR-it në sigurinë dhe ruajtjen e paqes në rajonin e Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij në takim, SHSHPFA, pasi shprehu mirënjohjen e burrave dhe grave nën uniform, të cilët shërbejnë në KFOR, ku edhe Shqipëria është pjesë, vlerësoi me nota pozitive rolin e gjeneralmajor Michelle Risi, në drejtimin e KFOR që prej nëntor 2019.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, video - konferencë me komandantin e Komandës Tokësore Amerikane në Evropë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një video - konference me gjenerallejtënant Christopher G. Cavoli, komandant i Komandës Tokësore Amerikane në Evropë. Takimi vjen në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve sidomos projekteve për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe stërvitjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, që kjo komandë do të zhvillojë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit gjatë vitit 2021.

Gjeneralmajor, prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin ushtarak bilateral midis vendeve duke theksuar se “SHBA mbetet partneri më strategjik i Shqipërisë, i mbështetur në një histori të gjatë miqësie dhe partneriteti”. Bashkëpunimi ushtarak midis Shqipërisë dhe SHBA- shtrihet në fushat e edukimit, trajnimit, stërvitjes, modernizimit, logjistikës dhe misioneve me kontigjentë të përbashkët në Kosovë, Irak dhe Afganistan, ku forcat amerikane dhe shqiptare kanë luftuar krah për krah njëri tjetrit.

Lexo më shumë...

COVID– 19: Forcat e Armatosura vijon operacionin humanitar dhe monitorim/patrullimin

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë në krye të detyrës dhe të angazhuar në qarqet kryesore të vendit, në operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë dhe të monitorim/patrullimin me automjete të blinduara. 

Në depot e Rezervave të Shtetit, strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë intensivisht punën për përgatitjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe ato të prekura nga tërmeti. 

Operacioni humanitar i shpërndarjes së ndihmave ushqimore ka vijuar gjatë këtyre ditëve edhe ne Qarkun e Shkodrës (në fshatin Shoje, fshatin Grudë dhe lagjen Arrë e Madhe) si dhe në Qarkun e Durrësit në Sukth, Kënetë, Rashbull dhe Porto Romano).

Lexo më shumë...

COVID–19, FA vijon operacionin humanitar dhe monitorim/patrullimin

Strukturat e Forcave të Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara në operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë dhe të monitorim/patrullimin me automjete të blinduara, në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID - 19.

Në depot e Rezervave të Shtetit, strukturat e Forcave të Armatosura vijonë intesivisht punën për përgatitjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe ato të prekura nga tërmeti.

Gjatë 24 orëshit të fundit janë dërguar një sasi e konsiderueshme pakosh ushqimore në zonën e Vorës, në njësinë administrative Bërxullë, Prezë, në njësinë administrative Zall-Herr dhe në fshatin Çerkezë – Morinë.

Lexo më shumë...

COVID - 19, Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë të jenë në terren dhe të angazhuar në operacionin humanitar dhe në monitorim/patrullim në gjithë vendin

Forcat e Armatosura, në funksion të rritjes së ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, vijojnë operacionin për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë dhe monitorim/patrullimin me automjete të blinduara, në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID - 19.

Gjatë ditës së sotme operacioni humanitar për shpërndarjen e ndihmave ushqimore familjeve në nevojë ka vijuar në bashkinë Shijak dhe në njësinë administrative Manëz, ku është ndjekur nga afër dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Gjatë dorëzimit të pakove ushqimore, të përgatitura nga Rezervat e Shtetit, në disa familje shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku edhe gjatë ditës së sotme, vijoi të këshillojë qytetarët për të evituar sa më shumë daljet dhe kontaktet me njëri-tjetrin.

Lexo më shumë...

COVID -19, Forcat e Armatosura "zbarkojnë" pakot me ndihma në qarkun e Lezhës

Harta e operacionit humanitar për shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore po zgjerohet dita ditës. Vetëm gjatë ditës së sotme efektivët e FA kanë shpërndarë 300 pako në qarkun e Lezhës dhe Mirditës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA ka qenë sot në fshatin Ndërfan të Njësisë Administrative Rrëshen, duke iu gjendur pranë në këto ditë të vështira familjeve në nevojë.

Gjeneral brigade Kollçaku u shpreh se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, ka aktivizuar burimet nga Rezervat e Shtetit dhe së bashku me efektivët e FA kemi nisur shpërndarjen.

Gjithashtu nuk mungoi as ripërsëritja e thirrjes për çdo qytetar që të qëndrojnë brenda si dhe të respektojnë të gjitha masat e marra nga qeveria.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti