Foto Galeria




Në Bazën Ajrore Farkë u zhvillua ceremonia përkujtimore e pilotëve-Dëshmorë të Atdheut kapiten Floran Deliu dhe toger Donald Hoxha, të rënë në krye të detyrës pesë vite më parë.
Të pranishëm në ceremoni ishin zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Ylli Pulaj, komandanti i Bazës Ajrore Farkë, nënkolonel Julian Dulemata, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, pilotë dhe efektivë të Forcës Ajrore.
Prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” për vaksinimin anti-COVID të popullatës në sheshin “Skënderbej”, ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Forcës Ajrore i janë bashkuar ekipeve të vaksinimit të bluzave të bardha dhe po kontribuojnë së bashku në realizimin e objektivave të kësaj fushate.
Stafi i mjekëve dhe infermierëve do vijojnë të jenë pjesë e pandarë e grupeve të vaksinimit ndaj COVID-19 me qëllim që ky proces të vijojë normalisht dhe sipas planifikimit nga Forca e Armatosur dhe qeveria shqiptare.