Gjeneral brigade Ndriçim Sallaku vizitë në Kosovë

25 shkurt 2020

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Kosovën, nga data 19-21 shkurt, komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, i shoqëruar nga komandanti i Batalionit të Mbështetjes Rajonale, kolonel Avni Bilbilaj dhe atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë kolonel Eduart Bala, zhvilloi takime në Shtabin e Përgjithshëm të Kosovës, Komandën Logjistike, Gardën Kombëtare të FSK, si dhe homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Qëllimi i kësaj vizitave ishte shkëmbimi i eksperiencave për përfitim reciprok me fokus mbi strukturat ushtarake të emergjencave civile.

Gjatë takimeve, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku u njoh nga afër me objektivat, arritjet e sfidat e FSK, punën në Regjimentin e Mjekësisë dhe angazhimin e ushtarakëve në të mirë të vendit dhe të të gjithë qytetarëve si dhe njësinë e emergjencave civile të Kosovës.

Gjatë takimit në Komandën Mbështetëse të Kosovës, me Gjeneral Brigade Naim Haziri u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis dy komandave për shkëmbimin e përvojave përsa i përket jo vetëm burimeve njerëzore, por edhe pajisjeve teknike. Më pas, gjeneral brigade Sallaku vazhdoi vizitën e tij në Gardën Kombëtare të FSK në takimin me komandantin e saj, gjeneral brigade Xhevahir Geci. Me këtë rast gjeneral brigade Ndriçim Sallaku përcolli edhe një herë falenderimet e veçanta edhe nga ministri i Mbrojtjes dhe e gjithë Shqipëria për angazhimin e menjëhershëm dhe kontributin e vyer dhënë nga forcat e kësaj njësie për tërmetin e 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Me interes u panë njësia e kërkim-shpëtimit si dhe ajo EOD e Kosovës, të cilat me specifikën e tyre u vijnë në ndihmë drejtpërsëdrejti popullsisë në nevojë në rast fatkeqësish natyrore.

Vizita përfundoi me homazhe nderi në kompleksin memorial në Prekaz ku u shoqëruan nga zëvendëskryetari i komunës së Deçanit gjeneral (R) Nuredin Sushtaku.






Media Sociale



Moti