Specialistët EOD zhvendosin me sukses municionin kundërtank nga fshati Mollë Grabovë, Gramsh

10 shkurt 2020

Struktura speciale për eliminimin e materialeve dhe municioneve të rrezikshme EOD e Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse është përballur këtë fundjavë me një tjetër situatë të raportimit të prezencës së një municioni ushtarak të pa identifikuar, të gjendur në tunelet e fshatit Mollë Grabovë, Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.

Specialistët EOD pasi evidentuan prezencën e municionit luftarak, konstatuan se municioni ishte një minë metalike kundërtanke. Nga ekspertiza mina, rezultoi e mundshme për t’u transportuar.

Pas kryerjes së procedurës nën masa të rrepta sigurie, efektivat EOD bënë të mundur transportimin e municionit kundërtank nëpërmjet automjeteve speciale të kësaj kompanie dhe magazinimin në depot ushtarake të Batalionit të Xhenios.






Media Sociale



Moti