Specialistët EOD eliminojnë rrezikun e municioneve të gjetura në Kuzum Baba, Vlorë

6 shkurt 2020

Specialistët xhenierë të EOD, mbrëmjen e ditës së djeshme pas sinjalizimit për gjetje municionesh të paplasura në Kuzum Baba, Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas kryerjes së vlerësimit të rastit, ndoqën procedurat për mënjanimin e rrezikut të municioneve të evidentuara në mes të cilave kishte dhe predha artilerie të kalibrit 60 dhe 150 mm, duke përfunduar detyrën me sukses. 

Pas kësaj detyre, në bashkëpunim e koordinim edhe me Komisariatin e Policisë Vlorë, specialistët xhenierë i janë drejtuar këtij komisariati, për tërheqjen e dy predhave të tjera artilerie të kalibrit 60 mm, të cilat janë magazinuar, në pritje për t’u asgjësuar.

Komanda Mbështetëse ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në vite duke shpalosur një kapacitet të vyer jo vetëm në shërbim të misionit të Forcave të Armatosura për pastrimin e asgjësimin e municioneve të paplasura në poligonet ushtarake, por edhe në shërbim të komunitetit për eliminimin e rreziqeve të municioneve të gjetura si në zonat rurale ashtu dhe ato urbane.  Ky është operacioni i katërt i suksesshëm EOD për këtë vit, pas operacioneve për heqjen dhe eliminimin e rreziqeve nga municione të kalibrave të ndryshëm, të cilët i përkasin periudhave të ndryshme historike, të gjetura në Landfillin e Sharrës Tiranë, Zogaj, Tropojë dhe Kakome, Vlorë.






Media Sociale



Moti