Failed creating thumbnail directory /var/www/aaf.mil.al/images/km/02019/dhjetor/23/vsig_thumbs/Failed creating image directory /var/www/aaf.mil.al/images/km/02019/dhjetor/23/vsig_images/

SHBA dhuron ndihma për përdorim në raste emergjencash civile

23 dhjetor 2019

Komanda e Forcave të Armatosura të SHBA në Evropë, nëpërmjet ambasadës së tyre në Tiranë, i dorëzoi Komandës Mbështetëse, donacionet në ndihmë të të prekurve, si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

Gjatë dhurimit të donacioneve pranë kësaj komande, ishin të pranishëm, atasheu ushtarak amerikan James Hilton, së bashku me zëvendësshefin e ODC (Office of Defense Cooperation) major Justin Cormier. 

Ata u pritën nga komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, i cili duke falënderuar të pranishmit për ndihmën e jashtëzakonshme të dhuruar nga pala amerikane në këto ditë të vështira për Shqipërinë, panë nga afër mjetet dhe pajisjet e dërguara nga qeveria amerikane në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti. 

Ndihma konsiston në pajisje e furnizime me materiale veshmbathje, si veshje të ngrohta dimërore për fëmijë, çadra të madhësive të ndryshme, dyshekë alpinë, si dhe gjeneratorë, të cilat u magazinuan në Komandën Mbështetëse, me qëllimin për t’u përdorur në rastet e emergjencës civile (EC) dhe do të ndihmojë në zhvillimin e përmirësimin e kapaciteteve të EC, duke i ardhur në ndihmë Forcave të Armatosura për përballimin e situatave të vështira dhe ndihmesën e komunitetit në nevojë.






Media Sociale



Moti