Gjeneral brigade Shehu zhvillon takim pune me personelin femër të Komandës Mbështetëse

19 dhjetor 2019

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Manushaqe Shehu zhvilloi sot në mjediset e Komandës Mbështetëse një takim pune me të gjithë personelin femër të strukturave vartëse të kësaj komande, me qëllim njohjen e tyre me Planin e Veprimit Kombëtar dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes për zbatimin e rezolutës 1325 të OKB, “Për gruan, Paqen dhe Sigurinë”.

Në këtë takim gjeneral brigade Shehu shoqërohej nga Komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Gjenerale brigade Shehu gjatë fjalës së saj, pasi falënderoi pjesëmarrëset në këtë takim, vuri theksin në rëndësinë që ka roli dhe sfida e gruas nën uniformë dhe asaj civile në përditshmërinë e punës së tyre në Forcat e Armatosura: “Të nderuara kolege, gra, motra ushtarake dhe civile, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj sot në këtë takim të rëndësishëm, për të diskutuar mbi rolin dhe sfidat që keni ju në përditshmërinë e punës tuaj në Komandën Mbështetëse. Ky vit ka qenë me sfida tepër të vështira dhe akoma nuk ka përfunduar, por më lejoni t’ ju them ju, motrave, dhe nënave, vajzave tona, që vuajnë akoma pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Ju të dashura gra, bashkë me komandantin në krye keni qenë në ballë të operacioneve të kërkim – shpëtimit, të parat për të dhënë ndihmesën e duhur banorëve të prekur nga tërmeti.”

Më tej gjeneral brigade Shehu duke u ndalur në zbatimin e rezolutës 1325, të OKB “Për gruan, Paqen dhe Sigurinë” u shpreh ndër të tjera: “Ne jemi krenare sepse Forcat e Armatosura shqiptare, krahasuar me vendet e tjera anëtare të NATO-s, ka një përqindje goxha të madhe të efektivit femër që shërben në Forcat e Armatosura gjë që na bën të rrjeshtohemi në vendet e para të NATO-s për numrin e femrave që aderojnë në FARSH. Pavarësisht punës së vështirë, delikate dhe mjaft të bukur si femra ushtarake, ne jemi dhe qytetare nën uniformë të këtij vendi, që kontribuojmë sadopak për paqe, siguri dhe stabilitet në vendin tonë  u shpreh ndër të tjera gjenerale brigade Shehu në këtë takim.






Media Sociale



Moti