Gjeneral Brigade Sallaku priti në takim atasheun ushtarak të Rumanisë, kolonel Florin Ţuţuianu

18 dhjetor 2019

Komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, priti në një takim kortezie atasheun ushtarak të Republikës së Rumanisë në vendin tonë, kolonel Florin Ţuţuianu. Pasi i uroi mirëseardhjen në Komandën Mbështetëse, gjeneral brigade Sallaku shprehu falënderimet e sinqerta për mbështetjen dhe përkushtimin nga forcat e Emergjencave Civile të Rumanisë për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 

“Për mua është një kënaqësi e veçantë t’ ju shpreh mirënjohjen time për gjithçka që keni bërë nëpërmjet skuadrave tuaja të kërkim – shpëtimit, të cilat në bashkëpunim me grupet e kërkim - shpëtimit të Komandës Mbështetëse arritën të kryenin më sukses detyrën. Miqtë e mirë njihen në ditë të vështira.”, - u  shpreh gjeneral brigade Sallaku.

Atasheu ushtarak rumun, kolonel Ţuţuianu duke falënderuar gjeneral brigade Sallakun për pritjen dhe vlerësimin, shprehu besimin se Forcat e Armatosura te Rumanisë do t’ iu gjenden gjithmonë pranë jo vetëm në situata të vështira por do të zgjerojnë fushën e bashkëpunimit në stërvitjet e përbashkëta, si dhe kurse të ndryshme trajnimi të personelit ushtarak në të ardhmen. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se bashkëpunimi ushtarak Shqipëri - Rumani do të njohë gjithmonë rritje, jo vetëm si dy vende anëtare të NATO, por edhe në kuadër të bashkëpunimit dy palësh.






Media Sociale



Moti