Kryeministri Rama ndjek nga afër operacionin për shëmbjen e ndërtesës në zonën e Kamzës

13 Dhjetor 2019

Kryeministri i Shqipërisë SHTZ. Edi Rama mesaditën e sotme ishte sot në institutin Buqësor të Kamzës për të ndjekur nga afër punimet nga efektivi i Bxh dhe IKMT për shëmbjen në mënyrë të konmtrolluar të një ndërtese 3 katëshe. 

Gjatë operacionit së shembjes, u vendos perimetri i sigurisë për të mos rrezikuar jetën e banorëve. dhe pjesmarësve në këtë operacion.

Kryeministri Rama i cili shoqërohej dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj, Komandanti i Komandës Mbështetëse Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku si dhe Drejtoresha e IKMT Znj. Dallandyshe Bici, vlerësoi profesionalizmin e treguar nga efektivat e batalionin e xhenios për realizimin me sukses të gjithë operacioneve te shëmbjes te ndërtesave në mënyrë të kontrolluar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) të cilesuara nga ekspertët si objekte të pa banueshme. 

Operacioni përfundoi me sukses.

Në këtë operacion morën pjesë 14 efektivë të Batalionit të Xhenios, tre mjete të kalueshmërisë së lartë dhe një agregat.






Media Sociale



Moti