Misioni dhe Detyrat

Misioni:

Sigurimi i kapaciteteve për mbështetjen me logjistikë, infrastrukturë, shërbim shëndetësor dhe shërbime të tjera të FA në interes të plotësimit të misionit të tyre kushtetues si dhe sigurimin e kapaciteteve të nevojshme operacionale për kryerjen e operacioneve luftarake, emergjencave civile, kërkim-shpëtimit, operacioneve humanitare dhe ato në ndihmë të komunitetit në bashkëpunim me strukturat e tjera të FA.

Detyrat:

- Të sigurojë në çdo kohë aftësi operacionale dhe gatishmëri luftarake në kapacitetet e nevojshme, për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në realizimin e misionit kushtetues.

- Të mbështesë aktivitetet e Forcave të Armatosura të RSH me të gjitha klasat e furnizimit (1-5) dhe me shërbime logjistike.

-Të sigurojë kapacitete të nevojshme operacionale për kryerjen e operacioneve luftarake, emergjencave civile, kërkim - shpëtimit, operacioneve humanitare dhe ato në ndihmë të komunitetit në bashkëpunim me strukturat e tjera të FA.

-Të sigurojë kapacitete të nevojshme operacionale për përmirësimin e infrastrukturës së FA të RSH.

-Të sigurojë kapacitete të nevojshme operacionale për kërkimin, zbulimin, çminimin dhe asgjësimin e municioneve të rrezikshme dhe lëndëve plasëse në operacionet brenda dhe jashtë vendit.

-Të sigurojë mbështetjen e strukturave të FA me riparime, mirëmbajtje të përgjithshme të specializuara të mjeteve motorike tokësore, në operacione brenda dhe jashtë vendit në kohë paqe, krize, lufte e emergjence civile.

-Të mbështesë me transport strukturat e FA brenda dhe jashtë vendit.

-Të sigurojë mbështetjen shëndetësore të personelit ushtarak aktiv në rezervë dhe pension, familjeve të tyre si dhe punonjësve civil të FA.

-Të administrojë, menaxhojë municionet, armatimin, teknikën dhe pajisjet rezervë të FA të RSH.

-Të ruajë, administrojë materialet, vlerat monetare, pajisjet në përdorim e rezervë, sipas klasave dhe niveleve të furnizimit.

-Të sigurojë nëpërmjet BCU, trajnimin dhe përgatitjen e personelit ushtarak dhe civil për detyra specifike që dërgohen me misione jashtë vendit.

-Të arsimojë, trajnojë, stërvisë të kualifikojë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e strukturave të FA në specialitetin furnizim, transport, mirëmbajtje, xhenio, personel-administratë,  armatim - municion dhe shëndetësi në interes të përmbushjes së misionit të tyre.






Media Sociale



Moti