Koncepti i arsimimit dhe trajnimit individual të personelit të FARSH

Anëtarësimi dhe integrimi i plotë i FA në NATO, rishikimi i dokumenteve strategjike, paketës ligjore, ristrukturimi dhe modernizimi i mëtejshëm i FA, kërkon një qasje të re në zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor ushtarak, për ta bërë atë sa më cilësor e fleksibël, në funksion të zhvillimit të FARSH dhe të shoqërisë.

Arsimi Ushtarak Profesional duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë, që t’u shërbejë Forcave të Armatosura, t’u përgjigjet nevojave kombëtare, realiteteve dhe mundësive të reja në kushtet e një mjedisi të ri të sigurisë dhe të jetë i përputhshëm me sistemin e arsimimit kombëtar dhe shkollave të vendeve të NATO-s.

Në këtë kontekst, kërkohet që procesi i arsimimit, trajnimit, stërvitjes dhe vlerësimit të konsolidohet më tej, në përputhje me standardet më të përparuara të NATO-s dhe objektivi kryesor i këtij sistemi të jetë mbështetja e Forcave të Armatosura me personel profesional për përmbushjen e të gjithë spektrit të detyrave operacionale. Ai duhet ti nënshtrohet një transformimi të thellë, ku përparësi të mbetet përgatitja e ushtarit profesionist, nënoficerit, oficerit të trupës e shtabeve dhe civilëve të FA për të gjitha nivelet.

Rritja e profesionalizmit, ndërveprimit dhe operacionalitetit të Forcave të Armatosura të 
Republikës së Shqipërisë (FARSH), vijimi i transformimit, modernizimit, përmbushja e angazhimeve në kuadër të Aleancës, zbatimi i dokumenteve strategjike, rritja e gatishmërisë dhe zhvillimi i kapaciteteve për garantimin e sigurisë dhe përballimin e të gjithë skenarëve të kërcënimeve, kërkon një qasje të re në zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor dhe trajnimit individual të personelit, për ta bërë atë sa më cilësor e fleksibël, në funksion të zhvillimit të vetë Forcave të Armatosura dhe të shoqërisë.

Arsimimi duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë që t’i paraprijë transformimit të Forcave të Armatosura, duke përditësuar metodologjinë, programet mësimore e doktrinat ushtarake, hartuar dhe rishikuar procedurat standarde, për të normëzuar e unifikuar proceset dhe për të siguruar ndërveprueshmërinë me aleatët, me qëllim që t’u përgjigjet nevojave kombëtare, realiteteve dhe mundësive të reja në kushtet e një mjedisi të ri të sigurisë dhe të jetë i përputhshëm me sistemin e arsimimit kombëtar dhe shkollave të vendeve të NATO-s.

Në këtë kontekst, kërkohet që procesi i arsimimit dhe trajnimit individual të konsolidohet më tej, në përputhje me standardet më të përparuara të NATO-s dhe objektivi kryesor i këtij sistemi të jetë mbështetja e Forcave të Armatosura me personel profesional për përmbushjen e të gjithë spektrit të detyrave operacionale, ku përparësi të mbetet përgatitja e ushtarit, nënoficerit, oficerit të trupës e shtabeve dhe civilëve të Forcave të Armatosura për të gjitha nivelet.

Për dokumentin e plotë klikoni në këtë link...







Media Sociale



Moti