Zhvillimi programor i KDS

Komanda e Doktrines dhe Stervitjes (KDS) përfaqëson një sistem te plotë të arsimimit dhe stervitjes individuale, të zhvillimit të doktrinës dhe të mbështetjes së stërvitjes kolektive për Forcat e Armatosura(FA).

Ky sistem, i integruar në kuadër të një komande, ka për mision të realizojë arsimimin dhe stërvitjen individuale të personelit të FA në përputhje me kërkesat e zhvillimeve moderne, duke synuar përgatitjen e personelit të FA për të përballuar kompleksitetin e misioneve të ardhshme në nivel kombëtar ose në kuadër angazhimesh ndërkombëtare.

Një tjetër përbërëse e rëndësishme e misionit të KDS është zhvillimi doktrinës së Forcave të Armatosura me synimin që duke ndjekur, studiuar dhe analizuar në vijimësi dhe me rigorozitet zhvillimet më të reja në fushën e strategjisë, të operacioneve, të taktikës, të shkencës, të teknologjisë dhe të eksperiencës së angazhimeve operacionale kombëtare dhe ndërkombëtare, të përpunojë gjithë ngrehinën doktrinore të domosdoshme për funksionimin normal të FA.

Mbështetja e stervitjes kolektive të FA është një tjetër dimension i rëndësishëm i misionit të KDS. Nëpërmjet mbështetjes kolektive KDS synon që të mundësojë stërvitjene njësive të FA në kushte optimale dhe sa më afër skenareve të mundshëm të operacioneve të së ardhmes.

Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes

Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për të kryer funksionet fillestare në kuadër të shtabeve ushtarake te niveleve të ndryshme. Ky program fokusohet në dhënien e njohurive bazë për fushat kryesore të drejtmit dhe komandimit ushtarak. Një qëllim tjetër i rëndësishëm i këtij programi është përzgjedhje e ushtarakëve që do të mund të vijojnë më tëj karrierën ushtarake dhe studimet e thelluara në fushën e mbrojtjes. Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes krijon parakushtet arsimore për marrjen e gradës ushtarake major si dhe krijon mundësinë për vijimin e studimeve të thelluara të mbrojtjes për ata akdemistë që realizojnë detyrimet përkatëse. Programi paraprak i studimeve të mbrojtjes zgjat rreth tre muaj. Në këtë program marrin pjesë ushtarakë që kanë gradën e kapitenit.

Programi i studimeve te thelluara në fushën e mbrojtjes

Programi i studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes ka për qëllim të përgatisë drejtues të ushtarakë, të cilët duhet të jenë në gjendje për të marrë dhe ushtruar detyra me përgjegjësi drejtime në shtabe dhe përgjegjësi komandimi në funksione të rëndësishme në FA. Programi i studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes synon të aftësojë ushtarakët e përzgjedhur për të vepruar me kompentencë edhe në kuadër shtabesh dhe strukturash të tjera ndërkombëtare.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes përqëndrohet në fushat bazë të drejtimit dhe komandimit, duke u fokusuar në fusha të tilla si përgatija dhe planizimi i operacioneve ushtarake në kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, përgatitja, stërvitja, udhëheqja dhe drejtimi i strukturave, shtabeve dhe formacioneve ushtarake në kohë paqe krize, konflikti dhe lufte. Pjesë e rëndësishme e programit janë dhe studimi i thelluar i çeshtjeve të rëndësishme nga fusha e politikës së  mbrojtjes, strategjisë, operacioneve ushtarake, taktikës, ekonomisë, shkencave sociale dhe të sjelljes, menaxhimit, të drejtës dhe ligjit,historisë.

Programi i studimeve të thelluara të mbrojtjes krijon parakushtet arsimore për marrjen e gradës ushtarake nënkolonel si dhe mundëson marrjen e gradës shkencore master në fushën e studimeve të mbrojtjes për ata akdemistë që realizojnë detyrimet përkatëse.

Programi i studimeve të thelluara të mbrojtjes zgjat një vit akademik. Pjesëmarrsit e këtij programi përzgjidhen nga radhët e atyrë që kanë përfunduar me sukses studimet në programin paraprak të studimeve të mbrojtjes.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë ka për qëllim të përgatisë drejtues ushtarakë, të cilët duhet të jenë në gjendje për të marrë dhe ushtruar detyra të larta me përgjegjësi drejtimi në shtabe dhe detyra komandimi në funksione të rëndësishme në FA. Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë synon të aftësojë ushtarakët e përzgjedhur për të vepruar me kompentencë edhe në kuadër shtabesh dhe strukturash të tjera ndërkombëtare.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë përqëndrohet në fushat bazë të politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes, në planizimin dhe drejtimin ushtarak në nivel strategjik dhe operacional, duke u fokusuar në fusha të tilla si përgatija, planëzimi,udhëheqja dhe drejtimi i operacioneve komplekse ushtarake në kuadër kombëtar dhe ndërkombëtar, përgatitja, stërvitja, udhëheqja dhe drejtimi i strukturave, shtabeve formacioneve të rëndësishme ushtarake në kohë paqe krize, konflikti dhe lufte. Pjesë e rëndësishme e programit janë dhe trajtimi i thelluar i çeshtjeve të rëndësishme nga fushat e politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes, strategjisë, operacioneve ushtarake, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, menaxhimit, të drejtës dhe ligjit,historisë.

Programi i studimeve të thelluara në fushën e sigurisë krijon parakushtet arsimore për marrjen e gradës ushtarake kolonel si dhe mundëson marrjen e gradës shkencore master në fushën e studimeve të sigurisë për ata akdemistë që realizojnë detyrimet përkatëse.

Programi i studimeve të thelluara të mbrojtjes zgjat një vit akademik. Pjesëmarrsit e këtij programi përzgjidhen nga rradhët e atyre që kanë përfunduar me sukses studimet në programin e studimeve të thelluara në fushën e mbrojtjes.

Programi i studimeve strategjike

Programi i studimeve strategjike ka për qëllim kualifikimin e drejtuesve të lartë ushtarakë e civilë për të marrë përsipër përgjegjësi drejtimi në nivelin strategjik ushtarak dhe civil. Ky program fokusohet në fushat e politikës së sigurimit, politikës së mbrojtjes, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimin e thelluar të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, planizimin dhe drejtimin strategjik, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programi i studimeve strategjike zgjat tre muaj. Në këtë program marrin pjesë ushtarakë me gradën kolonel ose civilë ekuivalentë nga institucionet e vendit. Programi është i hapur edhe për pjesëmarrje ndërkombëtare në kuadër marrëveshjesh ndërshtetërore.

 






Media Sociale



Moti