Arsimimi special profesional i oficerëve të FA

Arsimimi special profesional ka për qëllim të transmetojë njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme profesionale të cilat u mundësojnë oficerëve ushtrimin me kompetencë të përgjegjësive të tyre drejtuese në kuadër të llojeve të trupave, armëve apo shërbimeve të ndryshme në FA. Gjatë këtij programi oficerët e rinj mësojë të drejtojnë me kompentencë profesionale njësitë bazë ushtarake(toge), sistemet e armatimit (trasportues i blinduar, anije, helikopter), të teknikës apo të pajisjeve ushtarake.

Programi i arsimimit special profesional zhvillohet në bazë të llojeve te trupave, armëve apo shërbimeve të FA. Në vartësi të llojeve të trupave, armëve apo shërbimeve të FA, faza e parë e programit të arsimimit special profesional zgjat nga 8 deri në 12 muaj.

Në përfundim të fazës së parë të programit të arsimimit special profesional oficerët e rinj licensohen për të shërbyer në trupën, armën apo shërbimin përkatës dhe fillojnë drejtperdrejt shërbimin si oficer në FA.

Faza e dytë e programit të arsimimit special profesional zhvillohet pas një periudhe të caktuar shërbimi në FA dhe ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për të drejtuar në një nivel më të lartë organizativ brenda llojit të trupës armës apo shërbimit.

Në përfundim të fazës së dytë të programit të arsimimit special profesional oficerët aftësohen për të shërbyer në nivelin e dytë organizativ të drejtimit ushtarak (kompani, ose ne shtabe batalioni si specialiste) si dhe fitojnë të drejtën për të aplikuar për gradën kapiten.

 






Media Sociale



Moti