Arsimimi bazë i kandidatëve për oficerë në FA

Arsimimi i bazë përfshin procesin që fillon menjëherë pas rekrutimit të kandiadatëve për oficerë. Qëllimi i këtij programi është që të edukojë, formojë dhe arsimojë oficerët e rinj të FA, të cilët të jenë në gjendje të njohin dhe të zbatojnë në praktikë bazat e profesionit të oficerit. Nëpërmjet programit të arsimimit bazë të oficerit transmetohen vlerat dhe cilësitë më të rëndësishme të profesionalizmit ushtarak si motivimi për të shërbyer me vendosmëri dhe bindje të thellë interesave kombëtare, gatishmëria për të marrë përsipër dhe zgjidhur detyra me përgjegjësi dhe rrisk të lartë, aftësia për të analizuar thellë dhë shpejt si dhe aftësia për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta. Pjesë e rëndësishme e qëllimit të programit të stërvitjes bazë të oficerëve është edhe transmetimi i njohurive bazë nga fushat themelore të udhëheqjes dhe drejtimit ushtarak, strategjia, operacionet, taktika, teknologjia, shkencat sociale dhe të sjelljes, shkencat politike dhe të shtetit, e drejta dhe ligji. Programi i arsimimit bazë ka edhe një përbërse të rëndësishme stërvitore, e cila përmbledh përgatitjen ushtarake, përgatitjen fizike dhe mësimin e gjuhëve të huaja.

Programi i arsimimit bazë zgjat rreth një vit akademik.

Në përfundim të programit të arsimimit bazë, kandidatët diplomohen dhe titullohen oficerë të FA dhe vijojnë drejpërdrejt programin e arsimimit special profesional. Përfundimi i sukseshmë i programit të arsimimit bazë ushtarak është parakusht edhe për marrjen e gradës së parë të oficerit të FA.

 






Media Sociale



Moti