Rekrutimi i oficerëve të rinj në FARSH

Rekrutimi i kandidatëve për oficerë përbën një ndër etapat vendimtare në procesin e arsimimit ushtarak. Qëllimi i rekrutimit është që të mundësojë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët ofrojnë parakushtet më të favorshme për t’u bërë oficerë të përshtatshëm nëpërmjet përvetësimit me sukeses të programit të arsimimit bazë.

Rekrutimi përfshin fazën e testimit përzgjedhës të kandidatëve si dhe fazën e stërvitjes ushtarake bazë.

Testimi ka për qëllim që nga numëri i kandidatëve që dëshirojnë të ndjekin karrierën ushtarake si oficerë të përzgjedhë ata që shfaqin cilësi të mira të një potenciali vlerash të karakterit, vlerash intelektuale si dhe kapacitetesh fizike. Këto tregues identifikohen nëpërmjet zbatimit të procedurave moderne të testimit të cilat përfshijnë vlerësimin e rezultateve të arritura në studimet universitare, vlerësimin e motivimit për të shërbyer në FA, vlerësimin e potencialit për të përballuar ngarkesën e misionit të drejtimit dhe komandimit ushtarak si dhe në verësimin e kondicionit fizik.

Për kandidatët që kalojnë me sukses fazën e testimit përzgjedhës realizohet faza e fundit e rekrutimit që përfshin zhvillimin e stërvitjes ushtarake bazë. Kjo stërvitje ka për qëllim formimin bazë ushtarak të kandiatëve duke transmetuar vlerat dhe shprehitë elementare të profesionit ushtarak. Faza e stërvitjes bazë është njëkohësisht vijim i procesit të përzgjedhjes.

Kandidatët që arrijnë të kalojnë me sukses stërvitjen ushtarake bazë rekrutohen si pjesëtarë të FA dhe kualifikohen si kandidatë për oficerë, ose si studentë ushtarakë.

Procesi i rekrutimit zgjat 7 javë. Në këtë proces marrin pjesë shtetas shqiptarë që plotësojnë kushtet përkatëse ligjore dhe që kanë mbaruar me sukses studimet universitarë (nileli i pare ose dhe i dyte). Në këtë proces, në kuadër marrëveshjesh shtetërore, mund të marrin pjesë edhe shtetas të huaj që plotësojnë të kriteret e rekrutimit.

Rekrutimi të bëhet në dy rrugë:

a. Bazë për rekrutim të kandidatëve për të vazhduar studimet për oficer,  të jenë kontigjentet që kanë përfunduar  arsimimin e lartë, duke përfshirë dhe ata që kanë përfunduar vetëm nivelin e parë të studimeve.

Në përfundim të studimeve të Kursit Bazë të oficerit, pra kur studenti është diplomuar për të shërbyer në specialitetin përkatës, për ata oficerë që kanë patur rezultate të larta në përfundim të arsimimit të lartë, por dhe në përfundim të Kursit Bazë, t’u krijohet mundësia për të ndjekur nivelin e dytë të studimeve me shpenzime të MM.

b. Si rrugë e dytë rekrutimi mund të jetë, me kandidatë që kanë përfunduar studimet në shkollat e mesme. Gjatë periudhës së studimeve të larta ato i nënshtrohen  zhvillimit të programit ushtarak, duke synuar që në përfundim të studimeve të larta, të kenë përfunduar fazën e parë të Kursit Bazë të oficerit. Në këtë rastë shpenzimet për vazhdimin e studimeve në Universitetet e vendit të përballohen nga MM.

Dhe në këtë rast për ata që arrijnë rezultate të larta në  fushën akademike dhe atë ushtarake, tu mundësohet ndjekeja e studimeve të nivelit të dytë me shpenzimet e MM.

Për më shumë informacion, klikoni këtë link...







Media Sociale



Moti