Arsimimi i oficerëve të FARSH

Oficerët konsiderohen si një ndër kategoritë më të rëndësishme të personelit të FA. Misioni i trupës së oficërëve është udhëheqja, drejtimi dhe komandimi i strukturave ushtarake të FA në kushte të paqes, krizës dhe të konflikteve ushtarake. Oficërët e FA duhet të jenë në gjendja që të marrin përsipër përgjegjësi drejtimi dhe komandimi si dhe t’i ushtrojë këto përgjegjësi më kompentencë të lartë profesionale në të gjitha situatat e mundshme. Si rregull trupa e oficerëve duhet të jetë në gjendje që ta plotësojë misionin e saj në kushte të situatave të vështira e komplekse, në kushte të informacionit të pamjaftueshëm, në kushte të burimeve të kufizuara materiale e njerëzore, në kushte të udhëzimeve dhe instruksioneve të kufizuara nga niveli epror, në kushte të kohës së pamjaftueshme dhe në kushte të rreziqeve të mëdha që përfshijnë edhe rrezikun për jetën e vet dhe të trupave në vartësi.

Përgatitja e një trupe  oficerësh që të jetë e aftë për të përmbushur më sukses këtë mision është një sfidë e madhe që kërkon:

• Kandidatë me parakushte të mjaftueshme në drejtim të karakterit, edukimit, motivimit, arsimimit dhe kondicionit fizik, të cilët mund të sigurohen nëpërmjet fuksionimit të një sistemi modern marketingu dhe rekrutimi,

• Një program modern arsimimi ushtarak, i cili mundëson në kohën optimale dhe me koston optimale përgatitjen e oficerëve të aftë dhe të gatshëm për të përballuar më profesinalizëm kompleksitetin e misionit.

• Një trupë shumë profesionale dhe të motivuar, drejtuese, edukuese dhe mësimdhënëse, e cila mundëson transmetimin e vlerave dhe të njohurive të nevojshme tek trupa e oficerëve,

• Një infrastrukturë moderne që mbështet realizimin e programit të arsimimit të oficerëve, e cila ofron kushte për edukim dhe mësim modern, kushte normale per jetesë dhe argëtim si dhe kushtë për zhvillim intensiv fizik.

Arsimimi i oficerëve është një proces i vijueshëm që fillon me ditën e rekrutimit në FA dhe përfundon në ditën e largimit prej tyre. Arsimi i Oficerëve kalon nëpër këto faza kryesore:

 






Media Sociale



Moti