Vizioni i shefit të Shtabit të Përgjthshëm të FA për periudhën 2020-2023

FARSH synojnë qasje të reja mbi rolin dhe kapacitetet e tyre, mirëkuptim në marrëdhëniet civilo-ushtarake, besim e partneritet brenda Aleancës dhe midis vendeve, për tu përballur me mjedisin kompleks të sigurisë që përfshin sulmet terroriste, ekstremizmin, katastrofat natyrore, emergjencat civile, luftën kibernetike, kërcënimet hibride dhe konvencionale në lindje dhe jug të Aleancës, por edhe situatën e krijuar prej pandemisë globale COVID ’19.

1.Transformimi dhe reformimi i FA,
2.Menaxhimi dhe zhvillimi i personelit,
3.Stërvitja, gatishmëria dhe operacionet,
4.Zhvillimi i kapaciteteve dhe modernizimi i FARSH,
5.Mbështetja e FA,
6.Bashkëpunimi
7.Prioritetet:

a. Zhvillimi i kapacitetit të GBKL sipas paketës së Objektivave të Kapaciteteve të NATO.
b. Implementimi i sistemit të ri për arsimin e lartë ushtarak për kandidatët për Oficerë dhe nënoficerë.
c. Zhvillimi i kapaciteteve të plota ( krijimi si strukture i Bazës mbrojtjes civile) për përballimin e emergjencave civile sipas ligjit për Mbrojtjen Civile në RSH dhe katastrofave natyrore.
d. Përmirësimi i sistemit të rekrutimit, përkujdesjes dhe promovimit të ushtarakëve.

Dokumenti i plotë në formatin pdf

 

Publikime doktrinore

Planet e Arsimimit për vitet 2018 dhe 2019 do të zbatohen si më poshtë:

Plani A, për kurset në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, në Akademinë e Forcave të Armatosura, KDS,

Plani B, për kurset në Akademinë e Forcave të Armatosura, KDS,

Plani C, për kurset në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, KDS,

Plani D, për kurset në Qendrat Stërvitore të Forcave të Armatosura, për oficerë,

Plani D/1, për kurset në Qendrat Stërvitore të Forcave të Armatosura, për nënoficerë,

Plani D/2, për Shkollën e Trupës, në KDS, për ushtarët aktivë.

Zhvillimi i ceremonive të personelit ushtarak dhe civil në FARSH me rastin e daljes në rezervë/lirim dhe pension

Udhëzimi përcakton rregullat, standardet dhe garanton kryerjen e ceremonive të ushtarakëve nga komandat e strukturave të Forcave të Armatosura, që dalin në rezervë/lirim, të ceremonive përcjellëse të personelit civil (ish-ushtarak, ose civil) që dalin në pension të plotë pleqërie, etj.

Ky udhëzimi ka si synim të respektojë punën e ushtarakëve dhe punonjësve civilë për kohën që kanë shërbyer dhe punuar duke vlerësuar përkushtimin, ndershmërinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë në kryerjen e detyrave të ngarkuara, si dhe kontributin e dhënë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Shkarkoni dokumentin ne format PDF

Procedurë standarde veprimi për  hartimin dhe mbajtjen e dokumenteve në degë dhe seksion personeli në FA - J 103

Procedura Standarde e Veprimit në planëzimin vjetor dhe dokumentacionin që duhet të hartohet dhe mbahet në çdo strukturë, ka për qëllim të përshkruajë, formalizojë e të unifikojë punën në funksion të planëzimit vjetor dhe dokumentacionit të personelit në Forcat e Armatosura.

Ky publikim përcakton rregulla të qarta për planëzimin vjetor të personelit si dhe standardizon dokumentacionin në të gjitha nivelet.

Procedura Standarde e Veprimit është për të koordinuar dhe lehtësuar punën e planëzimit vjetor dhe dokumentacionit të personelit në strukturat e Forcave të Armatosura.


Shkarkoni dokumentin ne format PDF

Doktrina Ushtarake e FARSH

Planëzimi, zbatimi dhe mbështetja e suksesshme e operacioneve ushtarake kërkon një doktrinë të thjeshtë në të kuptuar dhe të lehtë në të zbatuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në operacionet e sotme, që po bëhen gjithnjë e më shumë të përbashkëta e shumëkombëshe dhe që kërkojnë një “qasje gjithëpërfshirëse”.

Ky botim pasqyron ndryshimet aktuale në FARSH, bazuar në strukturën e re dhe në një mjedis sigurie përherë në ndryshim. Konteksti politik i kësaj Doktrine është harmonizimi i parimeve doktrinare me objektivat e politikës shtetërore dhe me dokumentet kryesore të Aleancës.

Doktrina Ushtarake e FARSH DP-01 në PDF

 

Rregullore e botimeve

Planëzimi, zbatimi dhe mbështetja e suksesshme e operacioneve ushtarake kërkon një doktrinë të thjeshtë në të kuptuar dhe të lehtë në të zbatuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në operacionet e sotme, që po bëhen gjithnjë e më shumë të përbashkëta e shumëkombëshe dhe që kërkojnë një “qasje gjithëpërfshirëse”.

Ky botim pasqyron ndryshimet aktuale në FARSH, bazuar në strukturën e re dhe në një mjedis sigurie përherë në ndryshim. Konteksti politik i kësaj Doktrine është harmonizimi i parimeve doktrinare me objektivat e politikës shtetërore dhe me dokumentet kryesore të Aleancës.

Rregullore e botimeve në PDF

 

Manuali i FA në Emergjencat Civile

Çdo vend demokratik mban përgjegjësi dhe merr masa të gjithanshme për të siguruar dhe mbrojtur mjedisin, jetën dhe pronën e qytetarëve të tij si nga kërcënimet e jashtme, ashtu edhe nga rreziqet e brendshme natyrore dhe njerëzore.

Masa të tilla, duhen parë si përbërëse të politikave kombëtare për të siguruar ruajtjen dhe zhvillimin e sigurisë së vendit, ecurinë normale dhe të qëndrueshme të komunitetit, ku të gjithë anëtarët mund të jetojnë, punojnë dhe aspirojnë për nevojat dhe interesat e jetës së tyre, në një vend të sigurt, të qëndrueshëm dhe me një mjedis të qetë social.

Manuali i FA në Emergjencat Civile (MP3-38) në PDF

 

Testi Ushtarak i Përgatitjes Fizike në Forcat e Armatosura

Rregullorja “Testi Ushtarak i Përgatitjes Fizike në Forcat e Armatosura” është përgatitur në kuadrin e rishikimit të përgatitjes së efektivave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me synim vendosjen e standardeve të reja për testimin fizik dhe vlerësimin korrekt të përgatitjes fizike të efektivave.

 

Rregullorja "Testi Ushtarak i Përgatitjes Fizike në FA" në PDF

 

 

Manuali i Shërbimit të Kërkim - Shpëtimit në FARSH  (Joint Search and Rescue Manual)  MP 3-3-2-1

Manuali i kërkim - shpëtimit (SAR) në FARSH (MP 3-3-2-1) siguron bazat e përgjithshme për menaxhimin, koordinimin e drejtimin e misioneve SAR, si dhe mbështetjen e misioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në sinkron të plotë me kërkesat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), ATP - 10  (3-3-9-2) NATO STANAG, ‘Search and Rescue’, manualeve të IAMSAR, si dhe eksperiencave në të mira në vite të Forcave të Armatosura në këtë fushë.

 

Manuali i Shërbimit të Kërkim - Shpëtimit në FA (MP 3-3-2-1)

 

Manuali i Mësimeve të Nxjerra në FA

Në thelbin e tyre, Mësimet e Nxjerra janë pjesë e natyrës njerëzore dhe e historisë së njerëzimit. Ato janë pjesë e zhvillimit të tij. Ato e kanë shoqëruar njeriun gjatë gjithë ekzistencës së tij. Nuk ka fushë të veprimtarisë njerëzore që ato të mos i shtrijnë efektet e tyre. Njeriu është një qenie e ndërgjegjshme që synon përmirësimin e vetvetes dhe të veprimtarisë së tij.Çdo njeri mëson nga gabimet e bëra. Çdo njëri mëson edhe nga sukseset e veta. Po ashtu, çdo njeri mëson edhe nga gabimet dhe sukseset e të tjerëve. E njëjta gjë ndodh edhe me çdo organizatë shtetërore apo private; ato mësojnë nga gabimet dhe sukseset e tyre, por edhe nga gabimet dhe sukseset e organizatave të tjera.

Manuali i Mësimeve të Nxjerra në FA (MAFA-30)

 

Rregullore e QBO

Rregullorja “Organizimi dhe Funksionimi i Qendrës së Bashkuar Operacionale” (RrP 3-22) është përgatitur nga drejtuesit e Qendrës së Bashkuar Operacionale në bashkëpunim me Qendrën e Doktrinës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ajo përbën një akt normativ dhe vendos rregulla të qarta për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Bashkuar Operacionale në procesin e drejtimit të veprimtarisë së përditshme e operacionale të Forcave të Armatosura.

Rregullore e QBO( RrP3-32) në PDF

 

Rregullore e Uniformave në FA

Rregullorja e Uniformës në Forcat e Armatosura (RrP-1-4.2), miratuar me Urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes, Nr. 567, datë 27. 03. 2013, është dokument kryesor i paraqitjes së jashtme të personelit ushtarak të FARSH dhe zë vend kryesor në strukturën hierarkike të rregulloreve ushtarake.

Qëllimi i saj është unifikimi dhe standardizimi i pamjes së jashtme të ushtarakut shqiptar sipas llojit forcës, armës, shërbimit dhe veprimtarisë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë, dinjitetit të ushtarakut dhe në forcimin e rregullit dhe disiplinës.

Rregullore e Uniformave në FA (RrP1-4.2) në PDF

 

 






Media Sociale



Moti