Çelet stërvitja individuale bazë në Bunavi

28 tetor 2014


Very Simple Image Gallery:
No images found in folder /var/www/aaf.mil.al/images/galeria/2014/tetor/28/

Në ambientet e Shkollës së Trupës në Bunavi, është zhvilluar sot paradite ceremonia e fillimit të stërvitjes individuale bazë me rekrutët e rinj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Qemal Shkurti, komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Xhevdet Zeneli etj.

Ceremonia e fillimit të stërvitjes individuale bazë është përshëndetur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo. Gjeneral Bazo në fjalën e tij pasi ka shprehur kënaqësinë për ftesën e marrë për të qenë në këtë ceremoni, theksoi se siç e do hera dua të ndaj me ju disa pikëpamje për rrugën fisnike dhe aspak të lehtë që keni ndërmarrë. 

Jo më kot e quajta “rrugë” dhe jo profesion, sepse rrënjët e asaj që ne bëjmë janë më të thella se sa ato të një profesionisti të një fushe tjetër. Në eksperiencën time, të qënit ushtarak është një bindje e brendshme në formë thirrje që të motivon dhe të jep forcën për t’u përballur me sfidat e ndryshme dhe nga me të larmishmet që mund të hasni.

Më tej, gjeneral Bazo ka siguruar rekrutët e rinj se, si shef i Shtabit të Përgjithshëm, bashkë me komandatët e drejtpërdrejtë, si këtu ashtu edhe në repartet ku ju do të shkoni, do jem promovuesi i parë i transparencës dhe mbështetësi juaj më i fortë. Ai i siguroi që kryefjala e karrierës së secilit prej anëtarëve më të rinj të FA do të jetë meritokracia!

Në përfundim gjeneral Bazo ju ka kërkuar që të jenë gjithmonë kërkues ndaj vetes dhe të kenë vetëbesim ne aftësitë e tyre, të kenë gjithmonë etjen për të mësuar gjera të reja edhe në situata të pamundura ku u kërkohet të jenë autodidakt.






Media Sociale



Moti