Gjeneralmajor Jeronim Bazo mori pjesë ne ceremoninë e fillimit të Konferencën Specifikuese të Stërvitjes “Joint Reaction 2015”

27 tetor 2014

Nga data 27 deri me 30 tetor në ambientet e Garnizonit Skënderbej, zhvillohet konferenca Specifikuese për Stërvitjen “Joint Reaction 2015”. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të Iniciativës A5 me pjesëmarrjen të vendeve të tjera të rajonit e më gjerë. Ajo synon trajnimin dhe koordinimin ndërministror dhe midis vendeve për emergjencat civile.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në përshëndetjen e tij në këtë konferencë, theksoi rëndësinë e kësaj stërvitje për trajnimin e forcave për përballimin e emergjencave civile, si dhe falënderoi pjesëmarrësit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin për realizimin me sukses të kësaj stërvitje.

Komanda amerikane në Evropë është sponsorizuese e kësaj stërvitje. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Garda Kombëtare e New Jersey, Rumania, Kosova, dhe institucionet e ndryshme kombëtare. Vitet e fundit vendet e rajonit janë prekur nga disa emergjenca civile të shkaktuara nga kushtet atmosferike si bora dhe reshjet e shumta të shiut, që kanë kërkuar bashkëpunimin jo vetëm ndërministror, por edhe midis vendeve. Gjithashtu, kjo stërvitje vjen edhe në kuadër të rritjes së stërvitjeve shumëkombëshe, e promovuar dhe kërkuar fort nga NATO, sidomos pas krizës në kufirin lindor të Aleancës.






Media Sociale



Moti