Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi priti ekipin e ACT

13 tetor 2011

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi priti kapitenin e Rangut të Parë Steve Pearson drejtues i Ekipit të Integrimit të ACT me vendin tonë.
Në takim Gjeneral Gjunkshi, edhe në emër të ministrit Imami  falenderoi përfaqësuesit e ACT  për angazhimin dhe  mbështetjen për integrimin e plotë të Forcave tona të Armatosura, në standartet e NATO-s. Gjeneral Gjunkshi duke vlerësuar rekomandimet e paraqitura nga ACT, për hapat e mëtejshëm të reformimit dhe modernizimit u shpreh se strukturat e FA po tregojnë seriozitetin maksimal për realizmin me sukses të të gjitha përgjegjësive dhe angazhimeve, “...është hartuar një matricë ambiciozë me detajime dhe me afate dhe unë kam bindjen maksimale që do ta realizojmë gjithshka në afat...”

Lexo më shumë...

Zhvillohet ceremonia e dorëzimit të hangarit të helikopterëve nga DIE në Bazën Ajrore të Farkës

11 tetor 2011

Në Bazën Ajrore të Farkës u krye akti i dorëzimit të hangarit të helikopterëve nga ana e Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE). Ceremonia e dorëzimit zyrtar u bë në prani të Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, Ambasadorit Italian në R.SH, z. Saaba D’Elia, Atasheut Ushtarak Italian të akredituar në vendin tonë, kolonel Dieggo Regali, zv/ministrit të Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, si dhe personaliteteve e titullarëve të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Xhemal GJUNKSHI, priti Atasheun Ushtarak rumun kol. Daniel Plescan

05 tetor 2011

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak të Rumanisë, në vendin tonë,  kol. Daniel Plescan, i cili kryen njëkohësisht edhe detyrën e Dekanit të atasheve ushtarak në vendin tonë.
Në takim Gjeneral Gjunkshi  uroi atasheun ushtarak për bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve, dhe shprehu angazhimin e tij që niveli i marrëdhënieve në të ardhmen të jetë edhe më i lartë. “Tashmë,  Shqipëria e Rumania – u shpreh Gjeneral Gjunkshi ndajnë mjaft fusha të përbashkëta interesi jo vetëm si anëtar të NATO-s,  por edhe si vende ballkanike ... një bashkëpunim i tillë i shkëlqyer është në kuadrin e SEDM-it dhe SEEBRIG-ut.”

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pranë familjes së ushtarit profesionist

Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm njofton se Gjeneral  Gjunkshi u njoh me shqetësimet shëndetësore të familjes së ushtarit profesionist T.Z. efektiv në Batalionin e Poshnjes,  i cili aktualisht shërben në mision në Afganistan.
Nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, strukturat respektive në SHP janë angazhuar për ti ardhur në ndihmë  vajzës së ushtarakut duke ju ofruar gjithë mbështetjen e mundshme.

Nën këtë vëmëndje, vajza ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe aktualisht shfaq shenja përmirësimi. Duke qenë nën kujdesin maksimal të mjekëve, janë porositur gjithë strukturat e  specializuara shëndetësore të FA, për të dhënë gjithë mbështetjen për pacienten dhe familjen e ushtarakut.

Dhe më tej, Gjeneral Gjunkshi shpreh vëmëndjen, angazhimin dhe solidaritetin e tij të vecantë dhe të strukturave respektive  të FA, për nevojat dhe shqetësimet e familjeve të pjestarëve të FA.

Gjeneral brigade Xhemal GJUNKSHI, priti atasheun ushtarak turk

03 tetor 2011

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi priti Atasheun Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, kolonel Zafer Ugur.
Në takim Gjeneral Gjunkshi  vlerësoi  bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve, veçanërisht ndihmën që Turqia ka dhënë në modernizimin dhe mbështetjen e FA në plan bilateral, por edhe në kuadër të NATO-s. Më tej Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shprehu bindjen,  dëshirën dhe vullnetin për  forcimin e lidhjeve midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve duke vënë theksin në një numër  projektesh të përbashkëta.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti