
26 tetor 2011
Nga data 19-26 tetor 2011 u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, Stërvitja me NATO-n, e Menaxhimit të krizave e quajtur “CMX ‘11”. Kjo stërvitje, me pjesëmarrjen institucionale nga Presidenca, Këshilli i Ministrave, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, Shërbimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Siguruar, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, kontribuoi mes të tjerash për të rritur më tej aftësitë e institucioneve shqiptare përgjegjëse, në funksion të praktikave dhe procedurave të punës të Aleancës së Atlantikut të Veriut në raste krizash të karakterit politiko-ushtarak. Stërvitje i arriti plotësisht objektivat e saj. Mësimet e nxjerra do të shërbejnë për përgatitjen e stafeve të ardhshme të angazhuara në menaxhimin e krizave.