
Tetor 2011
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, ndoqi nga afër stërvitjen treguese me temë: “Roli i nënoficerit në Forcat e Armatosura”, të zhvilluar në Poligonin Kombëtar të Rreth Grethit nga Batalioni i Transportuershëm nga Ajri i Poshnje, Berat.
Të pranishëm për të ndjekur këtë stërvitje ishin dhe gjeneral të FA, komandant ushtarak, si dhe nënoficerë nga të gjitha repartet dhe nënrepartet e Forcës Tokësore.
Ishte kjo stërvitje kurorëzimi me sukses i stërvitjes së madhe 3 javore fushore të koduar “Rreth Grethi 2011” të këtij reparti të Forcës Tokësore, tashmë të konsoliduar dhe më arritje jo vetëm në stërvitje, por edhe angazhime të shumta në misionet e mbështetjes së paqes në Herat dhe Kabul Afganistan.
Zhvillimi i stërvitjes treguese për rolin e nënoficerit si lidership në drejtim e stërvitje, u zhvillua për t’i dhënë një dimension më të madh nënoficerit në FA, i cili mban peshën kryesore të stërvitjes me trupën e ushtarëve profesionistë. Kjo peshë dhe përgjegjësi u pa realisht në lojën e kryer nga efektivat në stërvitje, demonstrim i kryer me stacione si goditje objekti, pikë kontrolli, qitje me luftim të afërt, patrullim me mjete etj, detyra të cilat janë të ngjashme me ato që kryejnë trupat ushtarake në misione jashtë vendit.
Kjo stërvitje evidentoi edhe njëherë vlerat që ka nënoficeri si drejtues stërvitje, menaxhues dhe administrator i mirë.
Në përfundim të stërvitjes treguese në fjalën e rastit, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade, Viktor Berdo u shpreh se Forca Tokësore në të gjitha stërvitjet e zhvilluar ka shfrytëzuar infrastrukturën poligonale si në Zall Herr, Bizë, Mnellë Shkodër dhe Rreth Greth Kavajë për zhvillimin e stërvitjes në përputhje me standardet e NATO-s, duke ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe aftësive luftarake të efektivave të Forcës Tokësore.
Ndër të tjera, gjeneral Berdaj thkesoi se: “Përpjekjet e Shtabit të Forcës dhe komandantëve të reparteve janë përqendruar në trajnimin dhe stërvitjen e efektivave në përqasje me konceptet doktrinore dhe standardet e NATO-s, me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërinë, garanci kjo, për të qenë të aftë për të bashkëoperuar denjësisht në operacion me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe me partnerët tanë në NATO. Procesi i trajnimit dhe i stërvitjes gjithashtu realizohet në përputhje me Doktrinën e Stërvitjes, Manualet dhe STANAG-ët për komandim-kontrollin dhe stërvitjen që tashmë janë ratifikuar dhe ne po i aplikojmë në praktikën e përditshme me efektivat tanë”. “Njëkohësisht po punohet për përditësimin e manualeve dhe programeve të stërvitjes me përvojat më të mira të përfituara nga stërvitjet e përbashkëta të zhvilluara me partnerët, por edhe me përvojat që vijnë nga misionet paqeruajtëse, ato luftarake dhe humanitare. Tashmë tek ne ekziston sistemi i grumbullimit, analizës dhe aplikimit të Mësimeve të Nxjerra, sistem ky që po jep rezultatet e veta në kryerjen me sukses të operacioneve.
Kjo ceremoni u përshëndet dhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, ku gjatë fjalës së tij nënvizoi faktin se Forca Tokësore ka realizuar të gjitha stërvitjet kolektive dhe fushore me sukses dhe me një vlerësim sipas standardeve të NATO-s. Ai ngulmoi në fjalën e tij tek rëndësia që duhet të marrë sot e të ardhmen nënoficeri në Forcat e Armatosura si shtylla vertebrale e FA dhe si kompetenti kryesorë në drejtim dhe menaxhim të stërvitjes, rol i cili në ushtrinë profesioniste do të mbetet strategjia e gjithë përgatitjes luftarake të Forcave të Armatosura.
Në vijim të fjalës së tij SHSHP Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi shtoi se: - “Duke njohur nga afër ecurinë e zbatimit të detyrave në FT, më lejoni që në këtë takim të theksoj disa nga momentet më kryesore të punës sonë në të ardhmen kryesisht në stërvitje dhe rritjen e kapaciteteve operacionale në FA”. “Së pari për çdo nivel komandimi dhe drejtimi në FA stërvitja duhet të konsiderohet mbështetur në Direktivën e Ministrisë së Mbrojtjes, prioriteti më kryesor në arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara sipas misioneve. Në këtë drejtim do të evidentoj se Forcat Tokësore kanë realizuar të gjitha stërvitjet kolektive dhe fushore më sukses dhe më një vlerësim sipas standardeve të NATOS dhe atë CREVALL. Këto arritje në FA duhet të thellohen në të gjithë mendimin shkencor për të praktikuar standardet më të përparuara. Së dyti, FA janë në zhvillim sipas një vizioni të ri.
Për këtë qëllim si në çdo fushë të veprimtarisë së saj, duhet të ndejnë plotësisht efiçencën dhe efektivitetin e rolit të NOF. Veprimet tuaja dhe praktika e aplikuar jep siguri dhe cilësi në të gjithë zhvillimin dhe perspektivën e rritjes cilësore të FA. Së treti duke ju falënderuar më lejoni t’u përshëndes për kryerjen e detyrës së ngarkuar” –përfundoi fjalën e tij Gjeneral Gjunkshi.