Nisja e Kontingjentit të 13-të Paqeruajtës në Afganistan

14 tetor 2008

Sot u organizua ceremonia e përcjelljes së Kontingjentit të 13-të Paqeruajtës me mision në Afganistan, në Batalionin e Reagimit të Shpejtë, në Vaun e Dejës. Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontingjenti morën pjesë zv/ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina, zv/shefi I Shtabit të Përgjithshëm Zyber Dushku, si dhe zv/komandanti i Forcës së Bashkuar kundëradmiral Kudret Cela. Të ftuar në këtë ceremoni ishin dhe Ambasadori i Turqisë Saim Bakgci, Komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë Gjeneral Brigade Vasil Dimitrov, përfaqësues të pushtetit lokal, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve që nisen për në mision.

Lexo më shumë...

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Gianpaolo Di Paola viziton Shqipërinë

02 tetor 2008

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, vizitoi vendin tonë Komandanti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Gianpaolo Di Paola.
Në fillim të kësaj vizite Admiral Di Paola u nderua me një ceremoni ushtarake në mjediset e Mnistrisë së Mbrojtjes.
Pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes, zotin Gazmend Oketa, Admiral Di Paola u prit nga  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Maksim Malaj. Detajet e takimit Ata i bënë të ditur në konferencënë e shtypit që dhanë për mediat e pranishme.

Lexo më shumë...

SHSHP të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, priti Gjeneral brigade Virgil Balaceanu, Komandant i SEEBRIG

01 tetor 2008

Në kuadër vlerësimit që shtabi i SEEBRIG bën për njësitë e deklaruara për të, nga shtatë shtetet kontribuuese (Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania dhe Turqia), Komandanti i SEEBRIG, Gjeneral Brigade Virgil Balaceanu (Rumani) dhe disa anëtarë të shtabit të SEEBRIG (Këshilltari Politik, G3, G7, G8) inspektuan nënrepartet e deklaruara nga Shqipëria për SEEBRIG.
Me këtë rast Komandanti i SEEBRIG dhe stafi që e shoqëronte u prit në një takim të veçantë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj. Pasi i uroi mirëseardhjen Gjeneralit Balaceanu dhe stafit të tij Gjeneral Malaj u interesua për aktivitetin e SEEBRIG si dhe për mbarëvajtjen e inspektimit.

Lexo më shumë...







Media Sociale



Moti