Efektiva të FA-së trajnohen për Kërkim-Shpëtim të personave të mbijetuar nga një aksident ajror

31 tetor 2008

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Zall-Herr u zhvillua stërvitja “SAR 08”. Në këtë stërvitje, e cila u zhvillua nga data 27-30 Tetor 2008 në bashkëpunim me DIE-n, u angazhuan efektiva të BrRSH dhe të Regjimentit të Helikopterëve.
Qëllimi i saj ishte përgatitja e personelit pjesëmarrës për mbijetesën në mal si dhe Kërkim ë Shpëtimin e personave të mbijetuar nga një aksident ajror. Gjithashtu personeli i RCC u trajnua dhe në përdorimin e standardeve të ICAO-s.
Skenari i stërvitjes ishte ndërtuar mbi një ngjarje të supozuar që konsistonte në defektin që pëson një avion ushtarak me 20 ushtarak në bord, i ngritur nga aeroporti Nënë Terezaë në Rinas dhe fluturonte drejt njërit nga vendet fqinjë.

Gjatë itinerarit të fluturimit raportohet defekti dhe pasojat e mundshme të tij. Përgjigja ndaj situatës së krijuar angazhoi strukturat e BrRSH dhe të Regjimentit të Helikopterëve për përballimin e saj.
Implementimi i këtij skenari u bë në dy pjesë. Pjesa e parë e trajnimit përfshiu kursin teorik dhe praktik për mbijejtesën në mal. Ndërsa pjesa e dytë e stërvitjes përfshiu kërkim-shpëtimin e të mbijetuarve nga një aksident ajror, e cila realizohet nga një Helikopter AB-205.

Stërvitja bëri të mundur realizimin e objektivave që ishin vendosur në fillim të saj si:

rritja kapaciteteve për të mbijetuar përëë pilotët, personelin e fluturimit si dhe trupat toksore në rast të një aksidenti ajror.
përmisimi dhe familjarizimi me procedurat e ICAO-s nga personeli i RCC në Tiranë, dhe
përcaktimi i kapaciteteve operacionle të RCC në planizimin, organizimin, koordinimin dhe kryerjen e një operacioni SAR.







Media Sociale



Moti