SHSHP të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, merr pjesë në Konferencën vjetore të Ushtrive Europiane

30 tetor 2008

Në Gjermani është duke u zhvilluar konferenca vjetore e Ushtrive Europiane. Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj.
Kjo është konferenca e 16-të Ushtrive Evropiane, e cila organizohet nën kujdesin e Komandës Amerikane për Europën. Në të marrin pjesë Shefat e Shtabeve të Ushtrive Evropiane. Gjithashtu në këtë konferencë marrin pjesë edhe Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformimin, Gjeneral James Mattis dhe Komandanti i Komandës së SHBA për Europën, Gjeneral Carter Ham.

Fokusi i konferencës është përgatitja e Forcave Tokësore (Land Forces) për gjithë spektrin e operacioneve. Dikutimet janë orientuar në trajnimin e ushtarakëve për të gjithë spektrin e operacioneve, krijimin apo përgatitjen e liderëve për gjithë spektrin e operacioneve, krijimin e ekipeve Civilo-Ushtarake dhe iteroperacionalitetin në mision.

Gjenaral Malaj, gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës, ka patur takime me Gjeneralin Ham, Komandanti i Komandës Europiane, Gjeneral Casey, Shef i Shtabit të Forcave Tokësore Amerikane dhe homologë të vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë.







Media Sociale



Moti