Përfundon me sukses stërvitja “SEESIM-08”

29 tetor 2008

Në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të SEDM-it, në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të FA u zhvillua  stërvitja simuluese për emergjencat civile, fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu “SEESIM-08”.
Qëllimi i kësaj stërvitje ishte trajnimi i personelit të Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile dhe të personelit të dikastereve të tjera që përfshihen në bashkëpunimin, koordinimin dhe mbështetjen e emergjencave civile.
Në skenarin e përgatitur nga pala jonë u përfshinë 120 ngjarje (situata), që kishin të bënin me natyrën e rreziqeve dhe katastrofave që mund të ketë në çdo vend pjesëmarrës. Po ashtu listës së këtyre ngjarjeve, ju shtuan edhe ngjarje të tjera si rrjedhojë e situatave të zhvilluara në vendet e rajonit.

Qendra e Simulimit për Shqipërinë, e cila ishte ngritur në ambientet e SHP, konsistonte në përdorimin e teknologjisë së lartë të informacionit ç’ka bëri të mundur shkëmbimin e informacionit edhe me pamje vizuale në kohë reale.
Suksesi i kësaj stërvitje i dedikohet angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë pjesëmarrësve në të, në veçanti drejtuesit të stërvitjes për Shqipërinë, Kolonel Bardhyl HOXHA dhe Vlerësuesit N/Kol Ahmet LEKA. Një falenderim i veçantë është edhe për përfaqësuesin suedez, si vend mbështetës i kësaj stërvitje, zotit Leif WINDMAR.
 
Sipas drejtuesve, kjo stërvitje mundësoi përveçse koordinimin e aktorëve kombëtarë edhe testimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit, shkëmbimin në kohë të informacionit si dhe evidentoi më mirë kapacitetet kombëtare dhe kuadrin ligjor për përdorimin e tyre.
Si një pjesëmarrës aktiv edhe në tre stërvitjet e mëparshme, përfaqësuesi i Suedisë z. Windmar do ta vlerësonte ëSEESIM 08ë, si më të arrirë.
Suksesi i kësaj stërvitje dhe përvoja e fituar gjatë saj do të shërbejnë më së miri për stërvitjen "SEESIM-10", organizator i së cilës do të jetë vendi ynë.







Media Sociale



Moti