SHSHP i FA, Gjeneral brigade Maksim Malaj dekoroi Kap. Rang. I Luigi Laricchia dhe N/Kolonel Gennaro Marcone

16 tetor 2008

Sot në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare, u zhvillua ceremonia e dekorimit të dy oficerëve të Forcave të Armatosura Italiane, Kap. Rang I Luigi Laricchia dhe Nënkolonel Gennaro Marcone, të cilët largohen pas tre viteve punë në Delegacionin Italia të Ekspertëve.
Në ceremoni, ishin të pranishëm  zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Zyber Dushku, Gjeneral Aldo Piccoti si dhe ushtarakë të lartë të FA.

Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm vlerësoi punën, kontributin e dhënë dhe figurën e tyre dinjitoze të oficerit të Forcave të Armatosura Italiane.

Nga ana e tyre, të dy oficerët e Forcave të Armatosura të Italisë, shprehën vlerësimin më të madh për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe personelin civil që kanë bashkëpunuar me DIE dhe mbi të gjithë ata ushtarakë që aktualisht punojnë jashtë vendit të tyre për ruajtjen e paqes, larg familjeve të tyre.

Në fund të ceremonisë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Maksim Malaj dekoroi të dy oficerët me medaljen për “Shërbime të Veçanta”.







Media Sociale



Moti