SHSHP i FA, Gjeneral brigade Maksim Malaj priti Gjeneral John Craddock

15 Tetor 2008

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Gjeneral Brigade Maksim Malaj, priti në një takim të veçantë delegacionin e lartë ushtarak të kryesuar nga Komandanti i Komandës Strategjike Aleate në Europë dhe të SHAPE, Gjeneral John Craddock. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe zv/Shefi i Shtabit Gjeneral Brigade Zyber Dushku si dhe Komandanti i Komandës Forcës së Bashkuar, Gjeneral Brigade Agim Lala.
Pasi i uroi mirëseardhjen Gjeneral Craddock, Shefi i Shtabit e njohu atë me ecurinë e reformave si dhe me arritjen e standardeve për anëtarësimin e plotë në Aleancë.

Gjatë këtij takimi Shefi i Shtabit, i garantoi Gjeneral Craddock plotësimin e standardeve, duke rritur pjesëmarrjen dhe mbështetjen me Trupat Paqëruajtëse nëë misionin ëISAFë, zhvillimin, modernizimin e FA, për të përmbushur kërkesat për të qënë të ndërveprueshëm me Aleancën.
 
Nga ana e Tij, Gjeneral Craddock shprehu vlerësime të larta për arritjet e shënuara nga FA Shqiptare në rrugën e transformimit e modernizimit, duke përmbushur gjithnjë e më mirë standardet për integrimin e plotë në strukturat e NATO-s.
 
Në këtë takim, rëndësi iu kushtua dhe problemit të armatimeve dhe municioneve të tepërta, që ka aktualisht në ushtrinë shqiptare, si dhe për rritjen e ritmit të shkatërrimit dhe sigurimin e lëvizjes së sigurtë gjatë procesit të demontimit të tyre.
Për këtë çështje, Gjeneral Craddock u shpreh se do të shihet mundësia e ndihmës konkrete për shkatërrimin dhe asgjësimin e municioneve të tepërta.
 
Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata midis dy gjeneralëve dhe më pas Gjeneral Craddock, i shoqëruar nga Gjeneral Brigade Maksim Malaj, vizitoi Regjimentin Komando në Zall-Herr, ku për nder të Tij, trupat e këtij regjimenti zhvilluan një demonstrim ushtarak. 







Media Sociale



Moti