Batalioni i Operacioneve Speciale, elita e FA, feston 10-vjetorin e krijimit të tij

21 tetor 2008

Në mjediset e Regjimentit Komando u zhvilluan aktivitete me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Batalionit të Operacioneve Speciale. Të pranishëm në aktivitetet e organizuara me këtë rast ishin Ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, zv.ministrat e Mbrojtjes Zana Xhuka dhe Petrit Karabina, Komandanti i KFB, Gjeneral Brigade Agim Lala, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ilir Rusmaili, komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë Gjeneralë Brigade Vasil Dimitrov, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura, atashe ushtarakë dhe përfaqësues të misioneve ushtarake si ODC, CUBIC, DAKOT të akredituar në vendin tonë etj.

Lexo më shumë...

Efektiva të FA-së trajnohen për Kërkim-Shpëtim të personave të mbijetuar nga një aksident ajror

31 tetor 2008

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Zall-Herr u zhvillua stërvitja “SAR 08”. Në këtë stërvitje, e cila u zhvillua nga data 27-30 Tetor 2008 në bashkëpunim me DIE-n, u angazhuan efektiva të BrRSH dhe të Regjimentit të Helikopterëve.
Qëllimi i saj ishte përgatitja e personelit pjesëmarrës për mbijetesën në mal si dhe Kërkim ë Shpëtimin e personave të mbijetuar nga një aksident ajror. Gjithashtu personeli i RCC u trajnua dhe në përdorimin e standardeve të ICAO-s.
Skenari i stërvitjes ishte ndërtuar mbi një ngjarje të supozuar që konsistonte në defektin që pëson një avion ushtarak me 20 ushtarak në bord, i ngritur nga aeroporti Nënë Terezaë në Rinas dhe fluturonte drejt njërit nga vendet fqinjë.

Lexo më shumë...

SHSHP të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, merr pjesë në Konferencën vjetore të Ushtrive Europiane

30 tetor 2008

Në Gjermani është duke u zhvilluar konferenca vjetore e Ushtrive Europiane. Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj.
Kjo është konferenca e 16-të Ushtrive Evropiane, e cila organizohet nën kujdesin e Komandës Amerikane për Europën. Në të marrin pjesë Shefat e Shtabeve të Ushtrive Evropiane. Gjithashtu në këtë konferencë marrin pjesë edhe Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformimin, Gjeneral James Mattis dhe Komandanti i Komandës së SHBA për Europën, Gjeneral Carter Ham.

Lexo më shumë...

Përfundon me sukses stërvitja “SEESIM-08”

29 tetor 2008

Në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të SEDM-it, në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të FA u zhvillua  stërvitja simuluese për emergjencat civile, fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu “SEESIM-08”.
Qëllimi i kësaj stërvitje ishte trajnimi i personelit të Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile dhe të personelit të dikastereve të tjera që përfshihen në bashkëpunimin, koordinimin dhe mbështetjen e emergjencave civile.
Në skenarin e përgatitur nga pala jonë u përfshinë 120 ngjarje (situata), që kishin të bënin me natyrën e rreziqeve dhe katastrofave që mund të ketë në çdo vend pjesëmarrës. Po ashtu listës së këtyre ngjarjeve, ju shtuan edhe ngjarje të tjera si rrjedhojë e situatave të zhvilluara në vendet e rajonit.

Lexo më shumë...

SHSHP i FA, Gjeneral brigade Maksim Malaj dekoroi Kap. Rang. I Luigi Laricchia dhe N/Kolonel Gennaro Marcone

16 tetor 2008

Sot në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të FA Shqiptare, u zhvillua ceremonia e dekorimit të dy oficerëve të Forcave të Armatosura Italiane, Kap. Rang I Luigi Laricchia dhe Nënkolonel Gennaro Marcone, të cilët largohen pas tre viteve punë në Delegacionin Italia të Ekspertëve.
Në ceremoni, ishin të pranishëm  zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Zyber Dushku, Gjeneral Aldo Piccoti si dhe ushtarakë të lartë të FA.

Lexo më shumë...

SHSHP i FA, Gjeneral brigade Maksim Malaj priti Gjeneral John Craddock

15 Tetor 2008

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Gjeneral Brigade Maksim Malaj, priti në një takim të veçantë delegacionin e lartë ushtarak të kryesuar nga Komandanti i Komandës Strategjike Aleate në Europë dhe të SHAPE, Gjeneral John Craddock. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe zv/Shefi i Shtabit Gjeneral Brigade Zyber Dushku si dhe Komandanti i Komandës Forcës së Bashkuar, Gjeneral Brigade Agim Lala.
Pasi i uroi mirëseardhjen Gjeneral Craddock, Shefi i Shtabit e njohu atë me ecurinë e reformave si dhe me arritjen e standardeve për anëtarësimin e plotë në Aleancë.

Lexo më shumë...







Media Sociale



Moti