
28 shtator 2014
Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr, drejtuesit e Forcave të Armatosura, nën kujdesin e veçantë të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, u zhvillua një aktivitet social për ushtarakët dhe familjarët e tyre.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm, komandantë forcash dhe batalionesh autonome, si dhe ushtarakë që kanë shërbyer në misionet jashtë vendit.
Ministrja e Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, përmes këtij aktiviteti social me fëmijët dhe të afërmit e ushtarakëve, i falënderuan ata për kontributin e vyer që japin në shërbim të atdheut, duke shërbyer me përkushtim dhe sakrificë si brenda dhe jashtë vendit.
Gjeneralmajor Jeronim Bazo, falënderoi familjarët e ushtarakëve për mbështetjen e pakufishme për të afërmit e tyre që punojnë në radhët e FA. Gjithashtu, duke iu drejtuar ushtarakëve të pranishëm në aktivitet, ai theksoi se: “Në çdo lloj detyre që shërbeni, ju së pari i shërbeni atdheut dhe kërkoj prej jush që kjo detyrë dhe besim i madh që u është dhënë duhet të kryhet me nder dhe përkushtim”. Gjeneralmajor Bazo shprehu mbështetjen edhe të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për një kujdes më të mirë ndaj ushtarakëve dhe familjarëve të tyre. “Sot është koha që edhe ne t’ju shërbejmë ju po me të njëjtin përkushtim siç ju i keni shërbyer atdheut”, - nënvizoi gjeneralmajor Bazo. Me këtë rast ai preferoi t'i shërbejë të ftuarve, nën moton “Shërbe për të drejtuar”, “Serve to lead”