
22 shtator 2014
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim kortezie dhe prezantimi atasheun Ushtarak të Republikës së Francës, rezident në Romë, kolonel Daniel Venturi.
Gjeneral Bazo pasi i shprehu mirëseardhjen dhe uroi kolonel Venturin për detyrën e rëndësishme, bëri një rezyme të zhvillimeve më të fundit në Forcat e Armatosura shqiptare. Gjithashtu, gjeneral Bazo ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Francën dhe ka nënvizuar nxitjen e mënyrave dhe ideve të reja për bashkëpunim në të ardhmen.
Nga ana e tij, kolonel Venturi e siguroi gjeneral Bazon për vijimësinë dhe përfundimin e projekteve të nisura si dhe promovimin e ideve të reja. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve.